• |
ide | kryesore

Votohet komisioni parlamentar/ Socialistët tallen me mbrojtjen e luftës së UÇK

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Socialistët vazhdojnë të përdorin çështjen e Kosovës dhe gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë për propagandë dhe interesat e tyre elektorale. Ata kanë miratuar sot ngritjen e një komisioni për zbardhjen e akuzave se çlirimtarët e Kosovës kanë bërë krime gjatë luftës ne teritorin e vendit tonë. Pasi Taulant Balla depozitoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e një komisioni të posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty-t, 83  deputetë votuan pro (10 kundër dhe 10 abstenim) kësaj kërkese. 

Lexo me tej:

Deputeti kërkon rezolutë për dënimin e genocidit serb/ Socialistët e nxjerrin jashtë nga kuvendi

Sipas Ballës, Komisioni do të ngrihet për të verifikuar rolin e institucioneve publike në Shqipëri në kohën e luftës së Kosovës. Balla u shpreh se në Shqipëri apo në Kosovë nuk ka pasur krime lufte, pasi lufta për pavarësi dhe çlirim nuk është krim lufte

“Kjo bëhet për dy arsye. Së pari, avokatët e Thaçit ia kanë kërkuar këtë gjë qeverisë shqiptare për të mbrojtur më mirë klientin e tij dhe së dyti duke menduar për zgjedhjet. Ka mbi dhjetë mijë votues nga Kosova që pritet të vijnë të hedhin votën e tyre në 25 prill”, tha një burim nga PS për Lapsi.al.
Por cilado të jenë llogaritë kolaterale të kësaj lëvizjeje, ajo nuk i përgjigjet qëllimit zyrtar për të cilën pretendon se është ndërmarrë. Në disa deklarata publike, nismëtari i saj Taulant Balla ka thënë se qëllimi është pastrimi nga akuzat i luftës çlirimtare dhe gjithashtu pastrimi i shtetit shqiptar në territorin e të cilit përflitet se janë ngritur burgje për tortura në vitin 1999.
Por kjo lëvizje propagandistike është e kotë. Së pari sepse një vit pas publikimit të raportit të Dik Martit, pra në 2012, Parlamenti shqiptar ka votuar në mënyrë konsensuale një ligj që i lejonte EULEX-it të hetonte në Shqipëri. Në këtë kuptim ky komision nuk ka ndonjë vlerë ligjore dhe politike.
Por ai nuk mund të ketë as ndikim në opinionin publik ndërkombëtar, pasi të gjeturat e Euleksit dhe më pas të prokurorëve të Gjykatës speciale tani po gjykohen në Hagë. Pra pak rëndësi ka për imazhin ndërkombëtar nëse rezoluta e këtij parlamenti do të qe shpëlarëse dhe pozitive. Njolla apo zbardhja nga akuzat për krime lufte, për mbarë botën do të sanksionohet kur Gjykata Speciale të vendosë për fajsinë ose jo të strukturës komanduese të UÇK-së.
Nëse Shqipëria do të kishte ngritur një komision parlamentar, për të ndikuar kancelaritë perendimore dhe opinionin botëror, para se të ngrihej një gjykatë speciale, kjo do të kishte një sens. Por tani pas pilafit, kur e vërteta do të zbardhet nga prokurorët që kanë mbledhur fakte në Shqipëri dhe Kosovë dhe verdikti do të jetpet nga gjykatësit e Hagës, ka shumë pak rëndësi se për çfarë do të ngrenë duart, Taulant Balla, Kujtim Gjuzi dhe Selami Jenisheri.
Por ndonëse e di se kjo nuk ka sanjë sens logjik, PS vazhdon me aktet e saj të propagandës, që në fakt janë një tallje me gjoja mbrojtjen e luftës së UÇK-së.
 
©Lapsi.al 



14 Comments

  1. Çmenduria nga te çmendurit nuk ka fund. 25 prilli do te zhduk çmendurine dhe te çmendurit me emrin rilindje, qe pasi hodhi ne gremine Shqiperine, kerkon te fundos edhe Kosoven. Rrofte Shqiperia dhe Shqiptaret kudo qe jane.

  2. O KRIMINELA TE SHQIPERISE. ZBARDHNI NJI HERE ATO QE KANE VRA E MASAKRU BABALLARET TUJ MASNAJ MERRUNI ME KOSOVEN

  3. Me kete komisjon Tao tao do te veje drejtesine ne vend,per te te terhequr vwmendjen e kalbesirave te ripjerdhjes keta monstra nuk lene gje pa shpikur ,semundja po ben kerdine ,ekonomia ne grope keta kurva tallin trapin ,dhe nje dicka Tao Tao zben per asgje por vetem nje dicka ju them shqiptereve ruhuni se ai te ha topet.

  4. I gjithe BE pret me padurim fjalen e Taulante Palles (keshtu ia kane shkruar ne TVKlan mbiemrin) dhe Elisa Spiropales. Pasi te flasin keta te dy, te firmosin Brace me Ramen, atehere BE do te urdheroje Gjykaten e Hages qe te liroje Thacin dhe shqiptaret e kosves pastaj, do vine me kuc me mac per te votuar rilindjen. Por jo vetem kaq, rilindja do jete partia qe dominoje parlamentin eruopian per sa te jete gjalle Rama

  5. Tashmë duhet të jetë e qartë për ata socialistë me dy pare mend për të mos u bërë pjesë në këtë tradhti në shërbim të sërbëve.Kjo lëvizje në parlament duket qartë por ka rëndësi ta shikojnë qartë ata.

  6. N[ fakt duhej bërë një komision i përbashkët parlamentar midis parlamentit të Shqipërisë e të Kosovës, për të hetuar projektin e fshehtë midis Ramës, Thaçit e Vuçiçit, për dhurimin e Kosovës veriore Serbisë.

    Gjykata të dy vendeve, në Shqipëri e në Kosovë , pas daljes së librit të mikut të Arkanit, futbollistit serb Mihajlloviç, duhet të thërrisnin për të dëshmuar Ramën se çfarë e kanë lidhur ate me !miqësi të madhe” me këtë armik të shaqiptarëve e me armikun tjetër Vuçiç
    Topi i kanaleve, në vënd që të merej me komedinë e “kasetës së fshehur”, ka pasur material të bollshëm konkret për të zhvulluar emisione për miqësitë e Ramës me vrasësit e shqiptarëve

  7. Kjo i shpëton. Pas kësaj del se gjithçka kanë bërë në jetë ‘është e rrejshme’. E rrejshme grabitja e floririt, e rrejshme vila në Londër për fëmijët, të rrejshme katër vilat e Lulit brenda vitit, e rrejshme braktisja e Kuvendit…, 21 janari, Gërdeci, afera e CEZ, vrasja e Remzi Hoxhës etj., zhdukja e dëshmive të luftës në Kosovë, viti ‘97 e ‘98…. Biblën këta e shikojnë si fshirëse të dërrasës së zezë e cila, si me magji, do të fshijë dhe të bëjë të rrejshme të gjitha krimet. Këtë të bën frika: që të besosh ëndrrën.Jo shpellkare komisioni do tregoje lojen e piset qe beri lulzimja e bashave per llogari te serbeve qe pastaj te vinte ne politike ku dhe miku I tij fazllic ta detyronte te bente cfare ai donte

  8. Sa bëjnë kësij komedishë me komisione të posaçme në parlamentin e kërpëratës, a nuk do të ishte më mirë që karagjozi Rama të merte me vete Tao Pallën e të shkonin në Gjykatën e Hagës e të dëshmojnë se masakra e Krushës së madhe është e vërtetë ?
    Le të marin me vete edhe gazetarët e famshëm botërorë Bolino e Dyrnjaja e ti shpjegojnë Gjykatës së Hagës se ai që ka fshehur dëshmitë për ate masakër, është kryetari i opozitës shqiptare.
    Topi i Kanaleve të hapë një gjyq kundër BBC se përse i fshehu sëbashku me Bashën pamjet nga masakra e Krushës.
    Paraprakisht qeveria patriotike edramiste duhet që ti dërgojë një notë proteste Gjykatës së Hagës se pse e mbyllën hetimin për Shtëpinë e Verdhë, pa i marë leje Tao Pallës
    Tualet Palla ka mbledhur dëshmi se krimet për transplantimin e organeve në Shqipëri i ka bërë Lulzim Basha në bashkëpunim me rusët.
    Sipas të dhënave të fundit të mbledhura nga dedektivi Lal Plehu, ka indicie se kasetën e Bellanicës Basha e ka fshehur në një nga katër vilat e tij që i bleu këto muajtë e fundit qëllimisht për këtë punë
    Hetuesit e Gjykatës së Hagës duhet të vijnë e ti sekuestrojnë këto vila për të gjetur kasetën.
    Nëse nuk do ta gjejnë kasetën tek vilat, Lali Plehu le ti bëjë thirrje parlamentit europian që ashtu siç dha kushtrimin për shzatzaninë e Griseldës, të vendosë që në Shqipëri të vijë nga BE një ekip i madh kërkimi për të kontrolluar malin e plehrave në Sharrë.

  9. Socialistet e Edit po bejne te njejten gafe qe bene Kosovaret me gjykaten Speciale. Zoti na ruajte nga budallenjte!

  10. Keta lloj deputetesh qe nuk i transmetojne asgje shqiptarve, jo vetem politikane qe nuk jane, por as njerz qe kane nje fare llogjike per te shfaqur ne publik nuk jane, keta jane e zeza e kombit shqiptar ne pergjithesi dhe murtaja qe vrau shpresat e qytetarve shqiptar ne vecanti. Nese do kisha mundesi, keta me deputet, me ministra e ministresha, me borde, drejtor axhencishe, do i mblidhja ne nje Big Bradher, sepse vetem per kaq jane te denje, diku ne nje vend shume larg publikut, te ushqeheshin me cfare te gjenin bar, gjeth, e te pinin uje ne ndonje prroske e te relaksoheshin me njeri tjetrin me kaposhin ne krye larg syrit tone, se besoj se shqiperine e kane cuar ne fund ku nuk ka ku shkon me.

  11. Ore gazetari kosovar e pranoi live kaseten e ka ish i dashuri i Edi Rames.Une propozoj te ngrejme nje komision hetimor qe te hetoj ne ciftin Rama – Peza kush i binte dhe kush e kthente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *