• |
ide | kryesore

Kuvendi miraton kërkesën e PS, ngrihet Komisioni i Posaçëm për hetimin e raportit të Dick Marty

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kuvendi miratoi me 83 vota pro kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm Hetimor, që do të hetojë raportin e Dick Marty.

10 deputetë kanë votuar kundër dhe 10 të tjerë kanë abstenuar.

Komisioni u propozua nga kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla. Ky i fundit në seancën e sotme plenare iu bëri thirrje krerëve të grupeve parlamentare në Kuvend që të mblidhen për të zgjedhur nëntë deputetët, që do të jenë pjesë e komisionit.

Ky Komision i Posaçëm do të hetojë raportin e Dick Marty, në të cilin mes të tjerash thuhej se në Shqipëri janë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.



4 Comments

  1. Tallje bythe e Palles dhe e Spiropalles. Pse nuk bejne nje komision hetimor per te zbuluar se kush fshihej pas ndarjes se Kosoves?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *