• |
ide | kryesore

Manastirliu: Kemi paguar për 570 mijë vaksina anti-covid, por nuk e dimë kur do vijnë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se qeveria shqiptare ka parapaguar përmes Covax vaksina për 570 mijë qytetarë, ose 20% e popullatës. Por ndryshe nga vendet e BE apo rajonit, që tashmë kanë pak a shumë të qartë kohën kur do të nisë vaksinimi, ministrja nuk jep asnjë afat të qartë.

“Qeveria shqiptare ka parapaguar për 570 mijë qytetarë, 20% të popullatës dozat e vaksinës përmes instrumentit të Covax. Covax përfshin 10 kompani që punojnë opër prodhimin e vaksinës. Duke bërë parapagimin Shqipëria ka hyrë në kandidatët pontencialë për vaksinën”, – tha Manstirliu në emisionin Opinion duke shtuar se më shumë informacione do të ketë në nisje të muajit dhjetor.

Ministrja tha se Shqipëria ka të drejtë të shohë edhe oferta të tjera ose të largohet nga bashkëpunimi me Covax. Të parët që do të vaksinohen janë grupet e rrezikut.

“Të parët që do të targetohen nga vaksina janë grupet e riskut, duke filluar nga personeli shëndetësor, mësuesit, policët. Ekspertët kanë vendosur që fillohet me 20%”, – tha Manastirliu, ndërsa pohoi se vaksina do të jetë falas dhe nuk është e detyrueshme. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. “kandidatët pontencialë”& “nuk e dimë kur do vijnë” jane dy te panjohura shume te renda per te mos thene qe grupet e rrezikut jane te perbera si fillim nga personat e moshuar (me se 65 vjec)..Keta te pataksur per para jane edhe analfabete funksionale dhe injorante ne marrdhenie nderkombetare..

  2. Nuk eshte bere asnje kontrate.as edhe nje qindarke eshte paguar dhe asnje vaksine nuk do arrij.per meshire Europa do dergoj ca mijera doza,pasi ti kete vaksinuar te gjithe qytetaret e saj.keta jane nje band kurvash e bythqirash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *