• |
ide | kryesore

Nuk merr dot pjesë në funeral, i biri i Maradonës i emocionon të gjithë: “Kapiteni i zemrës sime nuk vdes kurrë”

-Instant, F1, Sport



“Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë”. Me këtë frazë, të publikuar në një story në Instagram me stadiumin San Paolo si sfond, Diego Armando Maradona Junior kujton të atij e tij Diego, që humbi jetën dje në moshën 60 vjecare. Për Diego jr (i bllokuar në shtëpi për shkak të Covid-19) është një dhimbje e madhe, edhe sepse në vitet e fundit të dy ishin riafruar shumë.

E tij ka qenë një histori e komplikuar, duke qenë se u njoh si djalë i të madhit Diego Maradona vetëm pas shumë vitesh. Diego Jr ka ardhur në jetë nga lidhja e kampionit argjentinas me Cristiana Sinagra, që ka shkruar edhe ajo një frazë dashurie në rrjetet sociale: “Do të të dua përgjithmonë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *