• |
ide | kryesore

Nuk ndalet Covid-19 në shkolla, rezultojnë 2 mësuese “pozitive” në Berat

-Instant, Lajme, Të fundit



Pandemia Covid-19 ka prekur të gjitha institucionet arsimore në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Këtë të enjte kanë rezultuar pozitive me virusin dy mësuese të shkollave 9-vjeçare në Berat. Respektivisht, mësueset janë nga shkollat 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni” dhe “Sali Dhanaj”, ku Inspektoriati i Higjenës ka kryer mëngjesin e sotëm dezinfektimim e ambienteve brenda klasave.

Pas shfaqjes së shenjave të para të infektimit, dy mësueset ishin karantinuar prej disa ditësh, në pritje të përgjigjeve të tamponëve të kryer. Sipas mjekëve epidemiologë, gjendja shëndetësore e dy mësueseve paraqitet e mirë, ndërkohë që po kryehet edhe hetimi epidemiologjik i rasteve të tyre të kontaktit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *