• |
ide | kryesore

Oliver Varhelyi: BE do të vijojë mbështetjen e Shqipërisë për rindërtimin e shkollave pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti

-Instant, Lajme, Planet, Të fundit



Në 1-vjetorin e goditjes nga tërmeti të Shqipërisë, ku 51 persona humbën jetën, komisioneri për Zgjerimin në BE Oliver Varhelyi ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale.

Në mesazhin e tij Varhelyi shkruan se BE do të qëndrojë në krah të Shqipërisë për rindërtimin e shkollave dhe objekteve kulturore, ndërkohë që vlerëson solidaritetin e Konferencës së Donatorëve në shkurt.

“Një vit pas tërmetit shkatërrues në nëntor 2019 në Shqipëri dhe pas solidaritetit të madh të treguar në Konferencën e Donatorëve të organizuar nga Komisioni Europian në shkurt, Bashkimi Europian vazhdon të qëndrojë pranë Shqipërisë për të riparuar shkollat ​​dhe vendet e trashëgimisë kulturore.

Një vit pas tërmetit shkatërrues që goditi Shqipërinë, Bashkimi Evropian po rehabiliton dhe rindërton 58 ambiente arsimore për 20 000 studentë. BE mbështet rehabilitimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë që u dëmtua nga tërmeti”, thuhet në mesazh.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *