• |
ide | kryesore

Rita Ora feston sot 30-vjetorin

-Instant, Paparazzi, Slider

Këtë vit, Rita “ndryshoi prefiks”. Këngëtarja ka lindur më 26 nëntor të vitit 1990, pra, sot Rita mbush plot 30 vjeç!E para që e ka uruar në rrjete sociale ishte nëna e saj, Vera Ora, e cila nuk e kurseu një foto të vjetër të vajzës së saj.Në pozën e ëmbël të Ritës të shkrepur në fëmijëri, mamaja e këngëtares shkruan:


“Mami s’kishte asgjë kur u shpërngulëm në Mbretërinë e Bashkuar. S’mund të flisja gjuhën, kisha vetëm familjen time. Kualifikime për mjeke por jo punë!

Pavarësisht çdo vështirësie me të cilën na përballi jeta, ne ia dolëm dhe ti shkëlqeve! Arrite të bëhesh shembulli i kaq shumë vajzave të tjera, duke i treguar se ëndrrat mund të bëhen realitet me shumë punë dhe vendosmëri. Të dua dhe të uroj gëzuar ditëlindjen Rita Pita!


Urime ditëlindjen nana!”- ka përfunduar ajo në shqip.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu