• |
ide | kryesore

Stresi flet për miqësinë me Noizyn dikur

-Instant, Paparazzi, Slider



Noizy dhe Stresi njihen botërisht për historinë e tyre, në bazë të së cilës qëndron një miqësi e prishur.
Dy çunat kanë qenë shokë vite më parë, por për arsye që nuk i dimë as sot e kësaj dite i prishën marrëdhëniet mes tyre.

Kjo u pasua me konflikte të vazhdueshme dhe të ashtuquajturat diss-e, duke përbërë ndoshta dyshen më të fortë dhe të komentuar në hip-hopin shqiptar.
Mbrëmjen e sotme Stresi ka qenë i ftuar në “Roped with Olsi” kur pas kaq shumë kohësh i është rikthyer marrëdhënies së tyre të prishur tashmë.
I pyetur se cili është ai person për të cilin është penduar se e ka patur mik dikur, Stresi u përgjigj: “Ai që bën zhurmë”, duke mos i përmendur as emrin.
Reperi tregoi se dikur kanë qenë shokë dhe se fillimet e tyre kanë qenë ndryshe, por gjërat ndryshuan dhe në varësi të rrjedhojave tashmë është penduar që e ka patur mik dhe që i ka besuar.

I vetmi person për të cilin jam penduar që e kam njohur, jam penduar që e kam besuar, jam penduar pas këtyre rrjedhojave që na ndodhën, tani jam penduar normalisht. Është pendesë sepse është histori shumë e madhe mes nesh. Pendohem normalisht që e kam patur mik e që i kam besuar apo ç’rëndësi ka…e them për herë të parë këtu, është ai çuni që bën zhurmë. Fillimet tona kanë qenë ndryshe….



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *