• |
ide | kryesore

Thumana një vit pas tërmetit tragjik/ Banorët: Jetojmë në çadra dhe në shtëpitë e dëmtuara

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Thumana, një fshat që shumë pak ia njihnin emrin para 26 Nëntorit të 2019-tës, vijon të vuajë edhe sot pasojat e tërmetit shkatërrimtar, që do ti merrte jetën 24 banorëve një vit më parë.

Gazetari i Fax News Fatjon Gjinaj ishte sot në Thumanë, ku ka takuar disa banorë të zonës, një pjesë e të cilëve jetojnë në rastin ”më të mirë” në çadra, dhe në rastin më të keq, brenda shtëpive të dëmtuara në nivelin DC4.

”E kam shtëpinë të dëmtuar në nivelin DC 4, dhe jam i detyruar që të qendroj aty pasi askush nga institucionet nuk ka ardhur që ta shikojë. Më kanë thënë që nuk vjen më komisioni për verifikime, qendroj aty së bashku me gruan”, shprehet një prej banorëve, i cili duket se është lënë në harresë prej një viti.

Një tjetër banor i zonës tregon se qendron prej një viti në çadër së bashku me gruan e tij, e cila është e paralizuar, dhe e ka të pamundur që të shpërngulet në një zonë tjetër.

“Më krim nuk ka, jo se e bëri shteti, ajo është fatkeqësi natyrore, por është shumë e rëndë. Në çadër kam ndenjur vetë bashkë me gruan, më kanë thënë që do të më bëjnë shtëpi të re, kur të bëhet për të gjithë do bëhet dhe për ne.

Shteti përkujdesje u ka dhënë, ne duam sa më shumë, po varet sesi është kjo punë. Tani presim ishalla na bëjnë ndonjë shtëpi, çadra ka filluar që të griset. Unë kam gruan e sëmurë dhe nuk kam ku të shkoj. Na kanë dhënë bonusin e qerasë, por unë nuk kam ku shkoj”, shprehet një tjetër prej banorëve të Thumanës, që ende sot jeton mes gërmadhave.



2 Comments

  1. Rrofsh o Rama se na nderon, shkollat na i shton, shtepite na i rinderton, rruget na i shtron, me pordhe na sheron!!! Kane nje vit qe gjysma e shqiptareve te prekur nga termeti jane jashte!!
    Kurse ti i bie shkurt jep Portin e Durresit dhe hapje shkollash islamike, per tu ndertuar shtepite!!
    DHe meqe ra rasti justifikon ngritjen e rruges deri Spitalle nga buxheti shtetit dmth marrje hua ne banka!! Dmth jemi ne qe i paguajme shtepite e termetit me taksa dhe per me teper duke na shitur tek SHEITI.
    Nga e ke gjeteur kete te drejte te SHESESH Shqiperine, ??
    Shqiperi e zeza ti sbere kurre prokopi!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *