• |
ide | kryesore

Ursula Von der Leyen tregon datën kur do të nisë vaksinimi në Europë

-Instant, Lajme, Planet



Bashkimi Europian ka thënë se vaksinat e para anticovid për qytetarët europianë do të nisin në fund të këtij viti. Ky lajm vjen pasi është nënshkruar kontrata e gjashtë për blerjen e 160 milionë dozave nga kompania Moderna. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, këshillon vendet anëtare të fillojnë përgatitjet për zbatimin e planit të shpërndarjes së dozave.

“Qytetarët e parë europianë do të kenë mundësi të vaksinohen përpara mbarimit të dhjetorit, pra më në fund ka dritë në fund të tunelit. Vendet anëtare duhet të përgatiten, pasi ne jemi duke diskutuar për miliona shiringa, për organizimin e qendrave të vaksinimit dhe për një personel të stërvitur. Të gjitha këto duhen përgatitur”, tha presidentja e KE-së. Kompania gjermane “Binder” është duke prodhuar frigoriferë të veçantë për ruajtjen në një temperaturë të caktuar të rreth 117 doza vaksinash. Një lajm i tillë shton shpresat dhe mundësitë e parandalimit të mëtejshëm të pandemisë përgjatë vitit 2021.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *