• |
ide | kryesore

Wadephul zbulon arsyet pse dështoi Shqipëria në negociata

-Instant, Kryesore, Lajme, Planet



Dy javë para se BE-ja të marrë vendimin përkatës për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënkryetari i grupit parlamentar të CDU/CSU-së në Bundestagun Gjerman, Johann David Wadephul, ka shprehur dyshime se çelja e negociatave të BE-së me Shqipërinë mund të fillojë qysh në fund të dhjetorit.

Wadephul tha në një takim me gazetarët e huaj në Berlin, se nëse Maqedonia e Veriut arrin një zgjidhje me Bullgarinë, atëherë dera për të është e hapur. Për Shqipërinë, ai vuri re se duhet të plotësohen ende kushtet e vendosura nga Bundestagu dhe BE-ja.

Kushtet nuk janë plotësuar tërësisht 

Më 26 shtator 2019 vendosëm si parlament për çeljen e negociatave me Shqipërinë. Kjo më kushtoi mua shumë energji, tha Wadephul, por ne vendosëm disa parakushte dhe nëse ato nuk plotësohen, atëherë do ta kem të vështirë t’i bind kolegët e grupit tim parlamentar që ta shoqërojnë pozitivisht procesin. „Është detyra e deputetëve të grupit tim parlamentar në Komisionin e Jashtëm dhe atë të BE-së që të sigurojnë që këto parakushte të merren seriozisht dhe të zbatohen plotësisht“.

Bundestagu Gjerman miratoi më 26 shtator 2019 hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Çelja e konferencës së parë ndërqeveritare, që do të thotë edhe hapja faktike e negociatave, u lidh me dy kushte: funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe i Gjykatës së Lartë dhe reforma e Kodit Zgjedhor, e cila duhet të ishte gjithëpërfshirëse. Veç të tjerash, aty parashikohej edhe rregullimi i sistemit të financimit partiak.

Vërejtje për reformën zgjedhore

Konstatimi për mosfunksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe  asaj të Lartë është i dukshëm, tha Wadephul:  E para ka emëruar deri tani vetëm 4 nga gjithsej 6 gjyqtarët e duhur për vendimmarrje, e dyta vetëm tre nga 19.

Përsa i përket kushtit të dytë, Wadephul tha se reforma zgjedhore vërtet që u arrit në një proces përfshirës, më 5 korrik, dhe kaloi në Kuvend më 23 korrik. “Por, një pjesë e rëndësishme e saj u shfuqizua në një proces përjashtues, konkretisht, duke futur sistemin e listave të hapura, në vend të koalicioneve zgjedhore. Kjo procedurë përjashtuese bie në kundërshtim me kërkesën e Bundestagut për një proces përfshirës, i cili u rekomandua edhe nga OSBE-ja,” – tha deputeti kristiandemokrat.

Ai tha gjithashtu se sa i përket financimit të partive, janë bërë përparime, por ndryshimet nuk kanë arritur ende standardet e kërkuara nga Evropa.

Konkluzionet e Wadephul-it vijnë një ditë pasi në Tiranë ishte publikuar raporti i fondacionit Konrad Adenauer (KAS), fondacioni ky i afërt me partinë, së cilës i përket Wadephul dhe kancelarja Angela Merkel. Ndryshe nga raporti i mëparshëm, i dalë në pranverën e këtij viti, ku sistemi i qeverisjes së socialistëve në pushtet konsiderohej gati autokratik, raporti aktual është më i ekuilibruar dhe mban titullin:  Dritë dhe hije – një analizë e parakushteve të BE-së për Shqipërinë.

Tri kushte të BE-së të paplotësuara

Si KAS ashtu edhe Wadephul vërejnë se veç kushteve të caktuara nga Bundestagu, Shqipëria nuk i ka plotësuar tërësisht as tri nga katër kushtet e caktuara nga Këshilli i BE-së, në mars këtij viti. Kështu, Byroja Kombëtare e Hetuesisë deri tani ka caktuar vetëm drejtoreshën. 60 hetues të tjerë ndodhen në procesin e përzgjedhjes çka nuk pritet të mbarojë në fillim të dhjetorit, konstatohet në raportin e KAS-it.

Po ashtu lufta kundër korrupsionit dhe larjes së parave, sipas KAS-it,  ka përparime në aspektin e ndryshimit të dispozitave ligjore, por nga ana tjetër, korrupsioni dhe larja e parave kanë pësuar rritje. KAS-i i referohet kështu deklaratave të kohëve të fundit të prokurorit të përgjithshëm të Shqipërisë, Olsian Çela, për luftën mes bandave në Elbasan, por edhe raporteve të Transparency International, dhe disa institucioneve të tjera ndërkombëtare.

Vërejtje kanë si KAS ashtu edhe Wadephul për ligjin e medias, i cili nuk i ka marrë parasysh propozimet e Komisionit të Venecias.

Marrëveshje për kuadrin negociues me pikëpyetje

I pyetur se çfarë vendimi mund të pritet në samitin e rregullt të Këshillit të BE-së më 10./11. 12 2020, i cili këtë vit zhvillohet nën kryesinë gjermane, Wadephul u tha korrespondentëve të huaj në Berlin, se “shpreson që të ketë përparime” si për Maqedoninë e Veriut ashtu edhe për Shqipërinë. Wadephul nuk e konkretizoi se çfarë përparime mund të priten.

Burime diplomatike nga Berlini i sqaruan DW-së, se e shumta pritet një marrëveshje për kuadrin negociues, por pa datë. Por vëzhguesit nga Berlini parashikojnë se ka pak gjasa që kjo të ndodhë, nëse nuk arrihet më parë një kompromis mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Edhe Wadephul vuri në dukje se  konsensusi në vendet e BE-së  për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut është shumë më i madh se sa për Shqipërinë. Përsa i përket Shqipërisë, ai tha se ka edhe vende të tjera dyshuee, si Holanda dhe vendet skandinave.

Apel ndaj Bullgarisë 

Për momentin Bullgaria po bllokon edhe çeljen e konferencës së parë ndërqeveritare, edhe miratimin e kuadrit negociues për Maqedoninë e Veriut. Wadephul u bëri thirrje dy vendeve fqinje  që mosmarrëveshjet t’ua lënë historianëve. „Ballafaqimi me historinë është i  nevojshëm. Këtë e dimë ne si gjermanë fare mirë, por ai nuk duhet të jetë  kurrë parakusht për anëtarësimin në BE“, tha deputeti gjerman. /DW



16 Comments

  1. Ehhh, c’po e bllokon Maqedonia e Veriut berjen e BE-se pjese te Shqiperise. Fatkeqesi per europianet qe nuk do te gjinden nen udheheqjen e lavdishme te liderit global…

  2. Opo ky ja fut kot ,ne kushtet i kemi plotesuar me kohe ohooo qe kur smbahet ment ,biles negociatat i kemi hapur tre here ,po ky gjerman agai smban nent,ja te pyesim shoqen Spiropidhesh cfar dote thote ,se mendimin e saj ja mbeshtet deri ne rreze Skenderbeu i saj,pastaj kemi shokun Taulant golloveshi i Librazhdit politikan per koken e tij ,ohhh lere lere deputetja e pordhes se re Rudi ,qe kur te fitoj deputellikun zgjedhjet e ardhshme do te na futi me pa tjater ne BE.

  3. Po mire e ka ky miku i PD. Po sikur zgjedhjet i fiton PD dhe PS largohet nga parlamenti dhe vendos kushte sipas interesit te saj. Cfare do te thote ky miku qe na do te miren?

  4. Zigur Qarri,"Rilindasi"Edvin D'Rama është gënjeshtar patologjik. thotë:

    Mos/besimi i partnereve perendimore ndaj politikaneve shqiptare ka arritur deri ne ate pike,sa nuk flasin dot para tyre,sepse kan frike se dekonspirohen kur bie fjala per aktivitet kriminale ne lidhje me mafiozet shqiptare.Ndersa ordinerit drogaxhi Edvin Escobar D’Rames,ja kan mbyllur deren me koh.Personave te famshem,sidomos futbollisteve(se me basketbollistet e mundojn komplekset e inferioritetit gerdallen),gangsterave dhe pasanikeve,Edvin D’Rama i ulet ne gjunje.Nga gangsterat ka mesuar trashjen e zerit,vartesit e tij ,Braçen dhe Ballen i ka marre te shkurter(gati rrumbullak) qe te duket mire ne mes me gjatesine.Ne fillim te viteve 90-te,skizofrenin D’Rama e ngacmonte nje djale(A.B),qe nuk ishte më shumë se 1.6 m i gjate,i cili e mbante veten per cub.Nder te tjera i thoshte D’Rames,”sa eshte temperatura lart,o gorilla nuk ka tabut per ty”,por D’Rama nuk guxonte ti kthehej.Nje dite zhgarravitesi pevers,mori nje sopate te vogel me vete qe e tregonte hapur,por pa efekt,se ai cubi se prishi terezine fare,por beri avazin e tij si gjithmone kur e shihte.D’Rama më ne fund guxoi ti kthehej me fjale,duke i thene,hajde po ta mbajti,ta heq koken.Por cubit xhuxh si bër syri tërr,kapi disa gure ne rruge dhe iu afrua brekmbushurit D’Rama me kerrcenim,duke i thënë,ta fus sopaten ne bythe,shkerdhate.Gorilla Edvin D’Rama hodhi sopaten dhe ja mbathi nga syte kembet,100 metershin per 11 sekonda.Qe nga ajo ditë,D’Rama nuk kalonte më nga rrugica e cubit,derisa futi miq qe ti luteshin mos e ngacmonte më,ku nder te tjerë ishte edhe nje mjek psikiater.Cubi pranoi,por me kusht që kokainën ta blinte tek ai.U tha u bë,D’Rama e pranoi kushtin dhe që ahere u bë jo vetem klient,por edhe shok i tij.Ishte pikerisht kjo histori,fillesa kur D’Rama u afrua me cubat,i mrekulluar nga guximi i tyre.Ishte orientimi i D’Rames afrimi i llumit te shoqerise shqiptare,si garant per te permbysur Berishen.Por ndryshe si më parë ne kohen e Berishes,ku cubat beheshin policë,D’Rama i beri Kryetare Bashkie dhe Deputete,duke mbushur zyrat me jashqitjen e kombit shqiptare.Nga presioni i opozites dhe partnereve perendimore jan larguar mbi 300 zyrtare”rilindas”me te kaluar kriminale,300 zyrtare!Nje Qeveri gangsterash ne Europe,ku Kryeministri eshte kryehajduti!

  5. Kjo i shpëton. Pas kësaj del se gjithçka kanë bërë në jetë ‘është e rrejshme’. E rrejshme grabitja e floririt, e rrejshme vila në Londër për fëmijët, të rrejshme katër vilat e Lulit brenda vitit, e rrejshme braktisja e Kuvendit…, 21 janari, Gërdeci, afera e CEZ, vrasja e Remzi Hoxhës etj., zhdukja e dëshmive të luftës në Kosovë, viti ‘97 e ‘98…. Biblën këta e shikojnë si fshirëse të dërrasës së zezë e cila, si me magji, do të fshijë dhe të bëjë të rrejshme të gjitha krimet. Këtë të bën frika: që të besosh ëndrrën.

  6. Ketij te ores 17 38 ja mbeshtes ,dhe ja ngul deri ne rreze( ,mejtimin )eshte I qute qeratai vazhdo te hashe timin dhe te Lulit o i pa din e iman.

  7. Mos harxhoni energji me hamendesime se do te çelen negociatat me BE apo jo. Nuk do te hapen se keshtu do Rama. Po te donte hapjen ndalonte vjedhjen dhe plotesonte kushtet qe i kane vene. Kaq e theshte eshte. Po te plotesohen kushtet procesi eshte aitomatik.

  8. Mund të bëni betejë me kufomat e pandemisë, siç po bëni, meqë doni patjetër vdekjen si motiv të politikës së PD. Mund të publikoni foto nga morgu, dhe mund të lini një kameraman në Sharrë, se ka varrime përditë. Nuk di kush u është mirënjohës për këtë, por meqë Berisha vetëm vdekjen pret, me vdekjen merret.

    Por me tërmetin bëni pak kujdes, nëse doni ta ktheni në betejë politike. Do të jetë vonë kur ta kuptoni se e vetmja godinë që mund të shkatërrohet një vit e ca pas tërmetit, do të jetë ajo e SHQUP-it.O lalaj salihu Po te pret qe ti mbash shishen e shurres por mere dhe zigurin se Ai e njeh si veprohef me salihun

  9. Ty o furrsak nuk flitet per ty qe punon ne boderum qe se çan koken ,po per pjesa e madhe te pa pun e pa buk

  10. Sërish dhe ky është një sukses tjetër që duhet numëruar. Luli nga ana e tij tha se ishin të pavërteta faktet se ai kishte marrë katër vila, por jetonte në një vilë me qera, gjithësesi ishte vilë.

    Megjithëse Luli nuk ka sqaruar kurrë këtë çështje, as dy vilat e blera në “Vala Mar” në gjirin e Lalzit të cilat i di edhe Xhaferri zoti vjehërr, edhe Erjoni zoti kunat, edhe Aurela zonja bashkëshorte, i di Luli, i dinë shoferët, i dinë punonjësit e gardës që e shoqërojnë, i di Odeta, i di Desada, i di edhe doktori për ata që s’ e besojnë sepse këta të tjerët nuk kanë nevojë t’i dinë.

    Sa për vilën me qera që jeton në Tiranë, sërish edhe atë e dinë të gjithë personat e mësipërm, por në këtë rast e di edhe Agron Papuli oligarku i cili u sulmua ashpër nga Lulzim Basha për gati një vit.

    Më pas ndaj tij u hesht, prej shumë kohësh nuk thuhet asnjë fjalë, a fiton më tendera Agron Papuli?Ja dhe tre cecenet shpellkare qe nuk kupton komentin qe eshte bere me lart por si gjithmone dhe dobicet e salihu duan ti ngjanjne sa me shumem kufomes se gjalle salih karaxhic berisha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *