• |
ide | kryesore

746 raste të reja me Covid në Kosovë, 12 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se 24 orët e fundit ka humbur jetën 12 persona nga koronavirusi ndërsa janë infektuar 764 të tjerë. Ndërkohë që 584 persona janë të shëruar nga koronavirusi duke e çuar numrin total të shëruarve në 23.274.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 319 raste, Gjilan 60 raste, Fushë-Kosovë 46 raste, Prizren 40 raste, Gjakovë 36 raste, Ferizaj 32 raste, Drenas 30 raste, Lipjan 28 raste, Pejë 28 raste, Viti 25 raste, Podujevë 24 raste, Kamenicë 14 raste, Suharekë 14 raste, Obiliq 13 raste, Rahovec 12 raste, Klinë 9 raste, Istog 8 raste, Vushtrri 6 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Dragash 2 raste, Kaçanik 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Hani i Elezit dhe Mitrovicë.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 37.792 raste pozitive, ndërsa 975 persona kanë humbur jetën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *