• |
ide | kryesore

Akademia e Shkencave si në diktaturë/ Deklaratë kundër Gjykatës Speciale

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Akademia e Shqiptare e shkencave dhe një tufë institucionesh gjoja shkencore në Tiranë, Prishtinë dhe Shkup po modelohen sipas shembullit të akademive të Dobrica Qosiçit, që gjallonin në periudhat e diktaturave të shekullit të kaluar.


Ato janë vënë kokë e këmbë në shërbim të interesave politike të ditës duke u bërë viktima të një patriotizmi sa fëmijënor po aq edhe folklorik.


Institucioni i drejtuar nga Skënder Gjinushi, Instituti Albanologjik dhe ai historik në Prishtinë, Drejtoria e Arkivave në Tiranë, kanë dalë së fundi me një deklaratë ku tentojnë të mbrojnë luftën çlirimtare dhe epopenë e UÇK-së.

Gjoja sikur shigjetojnë disa qarqe të errëta që po e përdhosin këtë faqe të lavdishme të historisë tonë, ato i kundërvihen në fakt ngritjes së Gjykatës speciale dhe marrjes si të pandehur në të të disa drejtuesve të luftës në Kosovë.

Në deklaratën me 6 pika thuhet se kategorizimi i UÇK-së si një ndërmarrje kriminale është një përpjekje për të njollosur vlerat kombëtare të popullit shqiptar të Kosovës. Por në fakt, as kjo gjykatë jo e jo, por as edhe ai që po etiketohet së fundi si njeriu i Beogradit dhe Moskës, pra Dik Marti, nuk e ka konsideruar UÇK si organizatë kriminale, në raportin e tij.

 “UÇK-ja dhe lufta e popullit të Kosovës si një luftë e drejtë pati një jehonë e mbështetje të gjere ndërkombëtare të opinionit publik e institucioneve të ndryshme. Kjo luftë u mbështet drejtpërdrejt nga shtetet e organizmat perëndimore demokratike e shprehur me ndërhyrjen e NATO-s për goditjen e makinerisë ushtarakë të Miloshecivit, për çlirimin e Kosovës dhe për garantimin e një qeverisje demokratike nën kujdesin e misionit ndërkombëtar UNMIK”, thuhet në një nga pikat e deklaratës.
Por ajo që bën çudi është fakti se deklarata e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që nuk është nënshkruar nga homologja e saj në Kosovë,  godet në të gjitha drejtimet ekzistencën e Gjykatës së hagës, të ngritur me insistimin e atyre që faktikisht çliruan Kosovën dhe i njohën asaj pavarësinë, ShBA, Britania, Franca, Gjermania etj. Meqë sipas deklaratës kjo gjykatë përbën një precedent historik, gjithkush mund të shprehë mospëlqim ndaj saj.
Dhe mospëlqimet janë disa:
Kjo është një gjykatë më e ulët në hierarki sesa Tribunali i Hagës për krimet e luftës në Jugosllavi.
Kjo është një gjykatë që po shkel parimin e mos gjykimit për të dytën herë të një çështjeje të gjykuar.
Si e tillë, sipas deklaratës, ajo nuk është legjitime, është e politizuar, duke i shërbyer kështu interesave të “qarqeve të mirnjohura, që akuzat për krime individuale duan ti kthejnë në akuza kundër UÇK-së”.
Me një stil propagandistik të padëgjuar që para viteve ’90, deklarata do të justifikojë edhe faktin që kjo gjykatë u ngrit me votat dhe mbështetjen e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. “Ata e votuan jo për të akuzuar individët, por për të pastruar luftën nga akuzat e padrejta”.
Faktin se ky është një dokument i turpshëm, i varfër në fjalor, i mykur në mendësi dhe foshnjor në argumenta e bë më të rëndë edhe përdorimi politik i skajshëm i insttitucioneve që e kanë hartuar.
Nëse vërtet do të ekzistonin këto shqetësime “historike” dhe “shkencore”, kjo deklaratë do të duhej të ishte bërë në kohën që po diskutohej nëse duhej ngritur një Gjykatë Speciale apo jo. Por atëherë u hesht nga të gjithë me përjashtim të Vetëvendosjes. Dhe vetëm kur viktima të Hagës u bënë politikanë të lartë, me influencë dhe pushtet në Prishtinë , u kujtuan të flasin për padrejtësi qeveritarët dhe shkenctarët që bëjnë fresk pas tyre.
Më shumë sesa për të ruajtur të pastër historinë dhe luftën çlirimtare, institucionet që janë radhitur në këtë deklaratë, i shërbejnë interesave të PDK-në Kosovë, që nisi një fushatë me slloganin “Liria ka emër”, për të barazuar luftën e një populli me dy drejtuesit e saj.
Ajo i shërbën gjithashtu përpjekjeve të aleatëve të tyre në Tiranë, që u kujtuan të ngrenë një komision parlamentar sa qesharak dhe propagandistik, ndonëse më parë nuk e kishin kundërshtuar ngritjen e speciales dhe ndonëse kishin votuar që EULEX, të hetonte krimin në teritorin Shqiptar.
Pra, deklarata e Akademisë së Shkencave dhe e institucioneve që i janë radhitur nga pas është shembulli më flagrant i vendosjes së shkenctarëve, studiusve, historianëve, në shërbim të politikanëve të fortë dhe interesave të tyre, si në ditët më të errëta të diktaturave.  
Ajo nuk është ne gjendje të mbrojë as luftën as të shkuarën e lavdishme. Ajo është thjeshtë një dëshmi e trysnisë liberticide që një kastë vendimarrësish ushtron dhe mbi insitucionet gjoja të pavarura të mendimit shkencor.
 
©Lapsi.al 
 

15 Comments

  1. Po ç’fare shkencetaresh e studiuesish? As kane bere shkence ndonjehere, qe ne pjellje te saje, as kane studiuar diçka, bile as histiorine shqiptare nuk e dijne se nuk e kane studiuar , per keta shkretane historia fillon e mbaron me endhjerin ! Jane ca relike kumuniste te qelbura qe ushqehen ne kurriz te popullit e te vjedhjes, te vjedhjes qe i behet ketij te fundit! Eshte nje organizem ( jo institucion) ne sherbim te qenqeverise, kjo kakademia me gjithe kakademiket brenda, qe tallin koqet tere diten e vjedhin parate e shqiptareve! Ky plehu Gjinushi duhte te ishte ne pesnsion por meqe eshte pinjol i krimineleve komuniste dhe vete kriminel gezon te vjedhurat e qenqeverise anti shqiptre ! Ptuuuh qelbesira!

  2. Nga shpikjet qe ka bere shoku Gjinushi se shpejti do te prozohet per cmimin nobel ne shkencen e shpikjes se pordhes me ngjyra ,ky kerme mbetje e komunizmit qe eshte dhe kry k.i akademuteve i ka duart e lyera me gjak ky pusht dhe bir pushti duhet te i harruar me kohe ,hienat e kuqe skane ikur ketu e 75 vite nga pushteti dhe vazhdojne dhe vetwm ta shkaterrojne kete popull.

  3. Ça kërkojnë këta?As ishte parlamenti i Kosovës që e miratoi?Atëhere të meren me ata që e inicijuan dhe e votuan që tani janë në Hagë.Boll me këto veprime duke kërkuar armiq imagjinar.Mundet që shumë sna duan(si Dick Marty)por smund ti kundërvihesh një gjëje që vet e ke pranuar.

  4. Epopeja e Uturakeve

    Po c’Akademi Shkencash thoni mor amam,
    thoni or kopeja enveristeve mjeran hajvan,
    keta shurraqe plehra koke e kembe te dhjer,
    me ne krye kete qelbanikun bajgen Skender,
    Uturake te mbetur jetime nga ikja e Nexhmis,
    rrozga e plehra te vjetra nga koha e Ram Alis!

  5. Ky ministri i arsimit puinjoll komunist, qe ne oborrin e shtepise se tij ne bllok ka bere pa leje nje pallat te tere..Zaten c’pret nga femijet dhe nimerit e byrose politike?

  6. Te thuash qe eshte e turpeshme kjo deklarate, eshte pak por problem eshte se kush ka turp. Po na kujtojne kohen e komunizmit. Kur çdo levizje apo ide perçundohej tmersisht ndyras. Me jep pershtypjen se ish komunistet kane filluar luften kunder imperializmit e borgjezise boterore. Pika qe sju bie! Race idjote.

  7. Andi Bushati eshte bere me keq si Robert Cumcakizi qe sillet verdalle dhe u bie me grusht poshte rripit kujdo qe si vjen hisesh. E cfare te keqe ka nje deklarate mbeshtetese ndaj kupoles drejtuese te UCK ne keto momente? Eshte uptopi te thuash qe ata jane individe dhe perfaqesojne vetem veten dhe jo UCK kur ne gjyq eshte gjithe drejtimi me i larte i UCK.

  8. Po cfare shkenctaresh jane keta more?!
    Ne periudhen komuniste vetem nje gjeni militoi dhe emri i tij ishte Sali Berisha i cili ne bashkepunim me laboratoret me modern te Parisit bente analizen e shurres Enver Hoxhes dhe mutit Hysni Kapos duke mbrojtur desertacione shkencore mbi cilesite e vecante te ketyre produkteve qe mbartnin keta heroj te intrnacionalizmit proletar nderkombetar.

  9. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

  10. Nuk e kuptoj kete fryme antikombetare e kunder UÇK
    Para drejtesise po shkojne individe qe dyshohen per krime.
    Nese eshte e vertete kjo vetem forcon interesin kombetar, pasi nuk ka kriminel qe eshte simbol i kombit.
    Nese jane kriminele te denohen.
    Mjaft mbajtem ne gji si heronj modele vrases e xhihadistash si Avni Rustemi apo Bajram Curri

  11. E pabesueshme!
    Ka 20 e ca vjet qe Serbija mundohet ta potretizoje luften e UCK si luften e nje bande te sponzorizuar nga parate e droges. Ka 20 e ca vjet qe Serbija mundohet te frenoje njohjen e Kosoves si shtet i pavarur dhe ta potretizoje ate si “failed state”
    Perfaqesues te akamedise se shkencave shqiptare dhe atyre te Kosoves dalin me nje deklarate ne mbeshtetje te luftes qe beri Kosova per clirim, denojne perpjekjet per ta potrtizuar UCK si bande etj etj.
    Tani del Lapsi i perbere nga nji tufe sorroistesh mongoloide dhe thote. Ca te keqe ka le te gjykohen….. Asnje fjale per varezen masive te zbukuar rishtas ne Serbi.
    Vuuuuu nga mbrapa haxhiqamilsat e shqupit. Po te njejtet babune “antikoministe” qe i shkojne nga mbrapa sekretarit te PPSH dhe kllufit te vet ish hetues i UCK.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu