• |
ide | kryesore

Aktori i Friends i jep fund beqarisë

-Instant, Paparazzi, Slider



Aktori i famshëm në rolin e “Chandler Bing” në serialin “Friends”, Matthew Perry, është fejuar me të dashurën e tij 22 vite më të re.
51 vjeçari po shijonte prej dy vitesh historinë e dashurisë me partneren e tij 29-vjeçare, Molly Hurwitz.

Lajmin e fejesës e konfirmoi vetë Perry për revistën “People”.

“Vendosa të fejohem! Fatmirësisht më qëlloi të takoja dhe të frekuentoja gruan më të mrekullueshme që ekziston në rruzullin tokësor.”- u shpreh ai.
Dyshja nisi të takohej që në vitin 2018 dhe madje kaluan pushimet e para së bashku, ndërsa pritet që edhe festën e Krishtlindjeve ta kalojnë bashkë.
Më herët, Molly bëri një dedikim romantik për aktorin në llogarinë e tij në Instagram, duke i shprehur dashurinë për festën e Shën Valentinit.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *