• |
ide | kryesore

Covid i merr jetën artistes Lumturi Blloshmi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Koronavirusi nuk po kursen askënd. Sot është mësuar se Covid-19 i ka marrë jetën artistes së njohur shqiptare, Lumturi Blloshmi. Ajo kishte disa ditë që ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë. Ditën e sotme ka humbur jetën në moshën 76-vjeçare. Blloshmi ishte e njohur në Shqipëri dhe jashtë për veprat e saj. Lumturi Blloshmi u lind më 1944 në Tiranë. U diplomua për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, sot (AAB). Ka punuar në disa institucione kulturore, së fundmi në Institutin e Monumenteve të Kulturës në Tiranë. Ka ekspozuar rregullisht para viteve ’90 dhe me të njëjtin rritëm ka ekspozuar dhe pas tyre, por me të vetmin dallim, që lidhet me realizimin e një numri në rritje të ekspozitave vetjake, si brenda dhe jashtë vendit.



1 Comment

  1. Gjunah! 🙁

    E kam njohur nga afer znj.Blloshmi. Kam pare pikturat e saj, shume klas!

    Ngushellime te afermve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *