• |
ide | kryesore

Digjen dy automjete në Elbasan, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

-Instant, Lajme, Të fundit



Në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje,  në qytetin e Elbasanit janë djegur pjesërisht 2 automjete. Në lagjen 11 Nëntori, është djegur një automjet tip Volvo në pronësi të shtetasit Daniel Duka. Automjeti është dëmtuar në pjesën e përparme ndërsa automjeti tjetër i përfshirë nga flakët ësht një Ford fokus në pronësi të shtetasit Aleksander Bragjecit. Ky automjet është djegur në pjesën e pasme.

Pas sinjalizimit, sherbimi zjarrfikës ka ndërhyrë duke bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërsa policia ka siguruar pamje të kamerave të sigurisë në zonën ku ka ndodhur ngjarja pêr të zbuluar autorët e saj pasi dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *