• |
ide | kryesore

E quajti hajdut, Pano Soko ia numëron të gjitha Braçes: Shihemi në gjyq

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Pano Soko një nga themeluesit e “Nisma Thurje” i është përgjigjur “flakë për flakë” komentit të bërë nga zv.kryeministri Erion Braçe i cili e quajti atë “mashtrues dhe hajdut”. Shkak u bënë qëndrimet e Sokos të enjten në emisionin “Open” në TCH ku ishte në fokus tërmeti i 26 nëntorit dhe rindërtimi. Soko vendos t’ia numërojë të gjitha Braçes ndërsa në fund thotë se do ta hedhë në gjyq edhe pse thotë se e di që nuk do të fitojë.


Komenti i plotë


Më paska akuzuar Erion Braçe si hajdut dhe mashtrues..🤦🤦🤦

Zv.Kryeministri i qeverisë që KLSH-ja i ka kapur 7 miliardë Euro shkelje të disiplinës financiare, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i konçesionit të inceneratorëve, ku iu paguan një kompanie 15 milionë Euro, pa bërë asnjë kokërr pune, më ka akuzuar mua si hajdut.

Zv.Kryeministri i koncesionit të sterrilizimit, ku për një set kirurgjikal ne paguajmë minimalisht 100€, ndërsa në Gjermani paguajnë 2.4€, më quan mua hajdut.

Zv.Kryeministri i tenderit të unazës me 20 milionë €/km, që u morr vesh deri në SHBA që ishte vjedhje, më quan mua hajdut.

Dhe imagjino skenën. Erioni është duke shkruar në kompjuter statusin për mua ku më shan hajdut dhe aty përpara ka fletën ku sapo ka firmosur VKM për konçesionin e ri Milot-Fier 1.5 miliardë € dhe ku do t’i detyrojë shqiptarët të paguajnë 20 mijë lek të vjetra për të kaluar aty.

Dhe pak më tej ka shkresat për ligjin e metrologjisë që do t’i hapi rrugën konçesionimit të plotë të metrologjisë..

Etj.etj.etj..se janë shumë shkresat që Braçe ka në tavolinë..

Dhe ky Zv.Kryeministër ka guximin dhe hap gojën dhe akuzon hajdut dikë?? Çfarë guximi? Sa i pacipë duhet të jesh?😯🤯

Këta të lënë pa tekst!

Më quan dhe mashtrues..🤦🤦

Njeriu që në 2013 iu thërriste fermerëve të Divjakës “A doni ju naftën pa taksa? Ne do ta bëjmë naftën pa taksa”. Dhe vetëm një vit më vonë, iu rriti taksat naftës me 240 lek të tjera.

Njeriu që në 2013 premtonte 300 mijë vende pune dhe shëndetësi falas, dhe pas 7 vjetësh degëdisi 400 mijë shqiptarë në Gjermani bashkë me gjysmën e mjekëve në vend.

Ky më akuzon mua mashtrues??!!!🤦🤦🤦

Thotë ka tre muaj që ka filluar ndërtimi i shtëpive. Po 35 ditë kërkon një shtëpi për t’u ndërtuar, tha zv.ministri dje, ç’ne s’kanë mbaruar ato shtëpitë akoma, meqë kanë 3 muaj??

Se këta bien vetë brenda tek ato që vetë i thonë. Janë të paparë!

Erion, unë jam hajdut e pranoj. Jam hajdut i jetës së tim biri. Se, po të lë akoma ty dhe kufomat e tjera që e rropët këtë vend për 30 vjet me radhë, të vazhdosh të vjedhësh jetët e njerëzve.

Po vazhdoj të të lejoj, që pasi më vodhe jetën mua, t’ia vjedhësh dhe tim biri. Dhe kjo më bën bashkëpunëtor në krim.

Por që s’kam ndërmend të të lejoj për shumë gjatë, të siguroj për këtë.

P.S. Ti nuk më ke përmendur me emër në statusin tënd, sepse ke frikë se po të hedh në gjyq për shpifje.
Por, gjithsesi, unë do të të hedh prapë në gjyq për shpifje. E di që s’do ta fitoj, se ti s’e ke përmendur emrin. Por s’mund t’ia mohoj vetes kënaqësinë kur të të shoh ty apo avokatin tënd që, duke u përdredh si larvë, i thotë gjykatësit “Jo nuk e kam pasur me z.Soko. Ja s’ka prova që e kam pasur me z.Soko, se s’ja kam përmendur emrin.”🤣🤣

Ça kënaqësie…

10 Comments

  1. A-ja e gazetarise eshte qe te jepni edhe pretendimin/akuzen per te cilin behet reagimi, ndryshe nje njeri normal qe nuk rri gjithe diten tek Facebook-u i Braces nuk kupton asgje. Nejse, sa per reagimin e Panos, me duket ineligjent dhe me pak doza patetizmi te shendetshem.
    Kopil i madh ky Pano, nje Zot e di se cfare eshte apo ku gjuan tamam.

  2. Bravo
    Nje ze qe po del nga rezervati kafshokomunista I mbushur me kafsh qe po shfrytezohen ne vemje muti si ernoni
    Bravo zoti Sako

  3. Nisma Shthurja eshte si Libra e te tjera qe jane derivate te Rilindjes per te mashtruar miletin. Sa per Brace xhepistin ka harxhuar kohen kot me nje vemje te tille te ngodhur

  4. erion brace eshte kone dhe zar i rames po kjo nuk te heq faktin qe ti pano bashk me besian peshen keni bere namin ke akbn e naftes tan dilni te gjith s kurva te ndershme

  5. Sjellja e Ketij Sokos me duket si sjellja e Bojaxhiut apo e Blushit…Duan te “drenojne” ca vota opozitare per ne plehra..Se cfare ben me Brace-n nuk i intereson njeriut . Brace eshte sherxhi i djegur dhe me siguri qe e gjithe kjo histori, eshte e stisur

  6. Sido qe te jete historia e ketij Pano-s, eshte e tija dhe mban pergjegjesi vete. Por ato qe ka thene e shkruar jane plotesisht te verteta. Besoj kjo eshte ajo qe u intereson njerezve, pra te dine e te njohin maskarenjte dhe “bemat” e tyre. Ky mund te jete shume i piset ose shume i paster, por kjo eshte pak influente pasi ne shqiptaret shquhemi qe nuk leme asnjeri pa bere pis. Sidoqfte Bravo Pano

  7. Ky PANUA qenka i sakte ne te gjitha ato qe ka shkruar,sikur te kete qene ne kabinetin qeveritar qe ja numuron nje e nga nje -kukuvajke-Braces.Po ama ve veten ne -dileme.Mos eshte valle -loja-e 5 partive qe konfirmoi -veledin qyrku-qe tha se do krijohen nga -Partia Demokratike-.Dhe i ka marre te gatshme pike per pike nga njerzit prane qeverise .

  8. Ky PANUA qenka i sakte ne te gjitha ato qe ka shkruar,sikur te kete qene ne kabinetin qeveritar qe ja numuron nje e nga nje -kukuvajke-Braces.Po ama ve veten ne -dileme.Mos eshte valle -loja-e 5 partive qe konfirmoi -veledin qyrku-qe tha se do krijohen nga -Partia Demokratike-.Dhe i ka marre te gatshme pike per pike nga njerzit prane qeverise .Dhe tani shahen dhe kacambyten neper face-bokke dhe portale si dhe neper ekranet televizive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu