• |
ide | kryesore

Hoti: S’ka marrëveshje me Serbinë për vizitat e zyrtarëve të saj në Kosovë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se nuk ka marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë për vizitat e zyrtarëve të lartë serbë në Kosovë. Hoti ka thënë se qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë, por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet.

“Informatat për arritjen e një marrëveshjeje në mirëkuptim, midis Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë, për vizitat e zyrtarëve të lartë nga Serbia janë të pavërteta. Qeveria respekton marrëveshjen për lëvizjen e lirë. Por, secila kërkesë për vizitë analizohet nga institucionet kompetente para se të miratohet apo të refuzohet”, ka shkruar Hoti. Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç së bashku me disa ministra ka bërë kërkesë në MPJD për vizitë në Kosovë, por që i është refuzuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *