• |
ide | kryesore

Biznesi me Covid 19 / Si ra edhe Shqipëria viktimë e mashtrimit me Remdesivir

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme

Edhe Shqipëria ashtu si të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, apo pothuajse të gjitha ato të Bashkimit Europian, është bërë pjesë e një kontrate për të blerë më çmime shumë të shtrenjta, antiviralin Remdesivir, ndërkohë që kompania Gilead që e prodhonte atë, ishte informuar për përfundimet e një studimi të gjërë që dëshmonte mungesën e efikasitetit të tij për shërimin e Covid 19.


Kjo gjë zbulohet nga një investigim i thelluar i gazetës prestigjoze « Le Monde », i cili tregon me fakte dhe prova, se BE nënshkroi në tetor një kontratë, paratë e të cilave do ti paguante vetë secili shtet (në varsi të dozave që merrte), ndonëse tre javë më pas studimi « Solidarity » do demostronte se ky ishte një investim i panevojshëm për të luftuar me pandeminë.


Për sa i përket vendit tonë, skandali është i dyfishtë.

E para për një korrupsion të mundshshëm në majat e vendimarrjes së BE-së që vendosi ta nënshkruajë kontratën, pikërisht kur studimi kishte përfunduar dhe kur firma farmaceutike Gilead ishte vënë në djeni për këtë fakt.

E dyta sepse edhe vende si Shqipëria detyroheshin ta blenin këtë ilaç, të pa nevojshëm, me të njëjtin çmim si në SHBA, pra 1970 euro (një trajtim i përbërë prej gjashtë dozash) ndërkohë që kosto e prodhimit është 5.5 USD (për të gjashta dozat) ose 420 herë më e lirë sesa çmimi i fiksuar nga Gilead.

Dhe këtu ka luajtur rol edhe insistimi i kompanisë farmaceutike, e cila gjatë kontratës me BE, nuk pranoi që vende të varfra si ato të Ballkanit Perendimor -, ndryshe nga sa u veprua me Ukrahinën që u lejua të bljejë lirë prodhimin gjenerik nga Pakistani-, ta merrnin medikamentin më lirë sesa ai shitej në SHBA.

Kjo në fakt është pjesa që na takon ne në raport me mashtrimin e madh që i është bërë mbarë botës me remdesivirin. Le Monde që Lapsi.al e ka lexuar e rrëfën hap pas hapi këtë skandal, i cili i mundësoi Gilead të inkasojë 900 miljonë USD nga kjo pandemi. Si arritëm deri këtu pyet e pëeditshmja franceze e mbrëmjes? Si qe e mundur që ky antiviral, i paraqitur si çudibërës, i aftë të pengojë ripërtritjen e virusit, të bënte gjithë këtë biznes, përpara se Organizata Botërore e Shndetësisë të shkëshillonte në 20 nëntor përdorimin e tij?

Dhe Le Monde bën kronikën e kësaj fiaskoje qindramiljonëshe. Gilead e kishte gati këtë medikament që nga koha e Ebolës në të cilën ai ishte provuar pa ndonjë sukses. Kur kriza shpërtheu në Huan në shkurt të këtij viti, ai iu nështrua një testi nga mjekët kinëzë. Rezulatat e para nuk dhanë efekte. Studimi i bërë në 237 pacientë nuk tregoi asnjë ndikim në uljen e vdekshmërisë. Rezultatet e këtij dështimi u botuan në revistën prestigjoze shkencore “The Lancet”. Menjëherë laboratori amerikan Gilead filloi të humbasë pikë në bursë. Ai porosity një tjetër studim, këtë herë me më shumë pacientë, për të bindur agjensinë amerikane të ilaçeve për(FDA). Ai ndryshoi këndin e studimit. Sipas përfundimeve të tij efikasiteti nuk gjendet tek vdekshmëria, por tek shkurtimi i kohës së shërimit.

Përfundimi qe se pacientët që mjekoheshin me remdesivir shëroheshin 5 ditë më përpara atyre që nuk kuroheshin me këtë ilaç. Kjo e bindi FDA ta lejonte përdorimin e tij sepse sado shtrenjtë të kushtonte remdesiviri paksimi i kohësh të shtrimit në spital kursente goxha para. Hedhja në treg me emrin Veklury u bë në maj. E gjendur nën ethet e krizës edhe Europa e lejoi shpërndarjen e tij në Qershor.

Ilaçi filloi të tregtohej me çmime maramendëse ndonëse një document i senatit amerikan denonconte strategjinë e marketingut të përdorur nga kompania farmaceutike si “thjeshtë për të maksimalizuar fitimet”. Edhe institute amerikan “for Clinical and Economic Review » arriti në përfundimin se kostot e remidisivirit ishin të justifikueshme vetëm nëse zvoglonin numrin e vdekjeve gjë që nuk e provonte asnjë studim.

Nevoja ishte aq urgjente dhe reklama që i qe bërë aq e madhe sa bashkimi Europian vendosi të kontraktionte me mompaninë farmaceutike doza për të gjitha vendet e tij, plus ato të Ballaknit perendimor. Kjo u bë me justifikimin se nëse një gjë e tillë nuk zgjidhej në nivel qëndror, vendet më të vogla dhe më të varfra nuk do të furnizoheshin dot. Ashtu sikurse u tha në fillim procesi i kontraktimit filloi pikërisht kur studimi “Solidarity” i kishte nxjerrë përfundimet e tij për mungesën e efektivitetit të Remdesivirit ndaj të sëmurëve me Covid 19. Por që artikulli të bëhej public dhe të botohej në shtypin shkencor, kompanisë farmaceutike iu lanë dy javë që të mund të prapësonte të gjeturat e tij. Pikërisht këto dy javë, shfrytëzoi Gilead për të bërë kontratën me BE-në ndonëse tashmë dihej se ai nuk kishte efekte as mbi vdekshmërinë as mbi shkurtimin e kohës së sëmundjes. Midis 37 vendeve ishte dhe Shqipëria që do të blente sasinë që i duhej me një çmim të fiksuar njësoj si në SHBA.

Le Monde nuk e saktëson se çfarë sasie ka marrë secili vend, në këtë rast dhe Shqipëria, mes 650 mijë dozave të porositura me një çmim prej 220 milionë eurosh. Por gazeta thekson se asnjërin nga vendet, kontrata nuk e lejon, as të tërhiqet nga porosia dhe as të negocjojë çmimin e saj për gjashtë muajt e ardhshëm. Pikërisht në ditën e firmosjes së kësaj kontrate, në 7 tetor, Ministra e shëndetësisë deklaronte triumfalisht në komisionin parlamentar të shëndetësisë se “Me fonde të alokuara nga qeveria shqiptare dhe përmes instrumentit të përbashkët të prokurimit të Bashkimit Europian, kemi siguruar remdesivirin, një medikament tjetër për trajtimin e pacientëve me Covid19 dhe me fondet e qeverisë do të vijë në Shqipëri”. Edhe qeveria shqiptare ra si shumë të singjashme të saj në kurthin e biznesit të kompanisë Gilead dhe ne tani do të kemi shumë më tepër dosa rmdisiviri, aq sa nuk i hyn më kujt në punë.

Burimi Le Monde/ Lapsi.al

6 Comments

  1. Ja pra qe Udheheqja e do Popullin, ati ku edhe i buron Pushteti.
    Kurse imperialistet e BEua pine gjakun popujve të tire!

  2. O lapsi .. tregohuni pak me te ndershem. Shkoni ne google dhe do gjeni.

    Basha per Remdesivir !

    ” Kreu i opozitës Lulzim Basha tha sot se shumë qytetarë e kanë paguar vetë antiviralin Remdesivir, sepse në spitale nuk gjendet. Parate shkojne per oligarket dhe jo per ilacet qe shpetojne jetet e njerzve. Qeveria nuk ka bere asgje per te furnizuar shpitalet me kete antiviral kaq te rendesishem ”’.

    Deklarate e PDs :

    ”’“Ilaçi Remdesivir u ble 3 mije euro 6 flakone”, denoncimi i PD: Kjo është e vërteta e treguar nga mjekët e Infektivit. Ne kohen kur spitalet tona kane mungese te madhe te ketij anitvirali , Edi Rama shperndan para per oligarket “””

  3. O lapsi .. tregohuni pak me te ndershem. Shkoni ne google dhe do gjeni.

    Berisha per Remdesvirin :

    ”’Treg i zi me Remdesivir!
    Ilaçi me i rendesishem kunder covid 19 mungon per te semuret ne spitale.
    Ne farmaci shitet nen dore me 500 euro flakoni.
    Ministria shpall fitues te paracaktuar dhe anullon tendera , kurse njerzit vdesin sepse ska ilace ”’

  4. Hajde skandal hajde!! A besohet më OBSH, Ministria e Shëndetsisë, FDA, CDC, “ekspertët” ??!! Dhe jane pikërisht këta që po na japin mend per virusin!

    E shikoni o popull si po e kalërojne kete botë këto fytyra mashtruese?! Turp dhe skandal!

  5. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu