• |
ide | kryesore

Kryemadhi kundër karantinës së dytë, por pro mbylljes së shkollave

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se është kundër një karantine të dytë dhe një e tillë do ta rrënonte më shumë vendin ekonomikisht dhe psikologjikisht.

“Mendoj që jemi të dërmuar nga karantina e parë, ekonomikisht, psikologjikisht dhe një karantinë e dytë do të ishte fatale për çdo gjë. Mendoj se duhet të karantinojmë ata që janë të paaftë në menaxhimin e kësaj situate. Karantina kërkon përveçse një bashkëbisedim total të njerkëve që dinë dhe kuptojnë nga situata ku jemi, mendoj se është e domosdoshme që t’i japim një zgjidhje kësaj. Politikisht sa më pak të flasim është më mirë” – tha ajo në emisionin “Zonë e Lirë” të Arjan Çanit.

Kryemadhi tha se është pro mbylljes së shkollave, ndërsa ka prezantuar një mënyrë se si mund të mësojnë nxënësit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta.

“Shkollat duhet të mbyllen, sepse janë qendrat kryesore të shpërndarjes së COVID dhe krijimin e klasave jo më shumë se katër apo pesë persona. Të ketë mësues në komunitet, duke u kthyer mësuesit në pension, ato që kanë hequr për arsye politike, flasim për mësuesit e klasave të para, dyta, treta dhe katërta” – tha kryetarja e LSI-së.

Sipas Kryemadhit do ishte e arsyeshme kthimi i mësuesve në pension, kthimi i mësuesve që janë hequr nga puna për arsye politike dhe të krijohet mësuesi në komunitet, ku vetëm një arsimtar do të mësojë 4 apo 5 nxënës. ©LAPSI.al



6 Comments

  1. Ketu po behet nami, po falimentojne 90% e bizneseve, ju talleni me muhabete baxhellash..Shteti duhet te nderhyje..Ekonomia eshte pertoke!

  2. Duke e nxjerr per dite ne media, mendoni se po i kuroni imazhin. Por jo. Mona kjo eshte, simbol i onjorances korrupsionit dhe harbiterise

  3. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *