• |
ide | kryesore

Megan Fox firmos letrat e divorcit me ish-partnerit

-Instant, Paparazzi, Slider



Në muajin mars, këngëtari Machine Gun Kelly dhe aktorja Megan Fox u takuan për herë të parë në sheshxhirimet e një filmi në Porto Riko.Takimi i tyre ishte dashuri me shikim të parë dhe që prej atij momenti, ata nuk u ndanë më nga njëri-tjetri.Madje, ata u shfaqën bashkë në publik për herë të parë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “American Music Awards” para tre ditësh, ku morën goxha vëmendje. Megan Fox & Machine Gun Kelly Make It Red-Carpet Official at AMAs.Pikërisht tre ditë pas daljes së tyre publike, mediat e huaja bëjnë me dije se Meghan ka firmosur divorcin nga parteri prej 10 vitesh, Brian Austin Green. Bëhet e ditur se Megan dhe Brian e kanë firmosur divorcin në të njëjtën ditë. Pra kjo tregon se ata janë ndarë me marrëveshje. Martesa e tyre 10-vjeçare mori fund, ndërkohë që Megan po shijon lidhjen e re. Madje ajo ka bërë edhe një tatuazh për Machine Gun Kelly, duke shkruar emrin e tij në shpatull (në gjuhën spanjolle).



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *