• |
ide | kryesore

Meta cakton datën / Më 4 dhjetor hidhet shorti për anëtarët e KED-së

-Instant, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përcaktuar datën 4 dhjetor për të hedhur shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED). Në njoftimin për shtyp të presidencës, po ashtu sqarohet se shorti do të hidhet në presidencë.  Më poshtë, specifikohet se Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë kanë dërguar pranë institucionit të presidentit emrat e prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Ndërkohë për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, do të përfshihen ata gjyqtarë dhe prokurorë që plotësojnë kushtet ligjore. Prezent në këtë ceremoni do të jetë edhe Avokati i Popullit i cili do të mbikëqyrë nga afër të gjithë procesin.



2 Comments

  1. Sërish dhe ky është një sukses tjetër që duhet numëruar. Luli nga ana e tij tha se ishin të pavërteta faktet se ai kishte marrë katër vila, por jetonte në një vilë me qera, gjithësesi ishte vilë.

    Megjithëse Luli nuk ka sqaruar kurrë këtë çështje, as dy vilat e blera në “Vala Mar” në gjirin e Lalzit të cilat i di edhe Xhaferri zoti vjehërr, edhe Erjoni zoti kunat, edhe Aurela zonja bashkëshorte, i di Luli, i dinë shoferët, i dinë punonjësit e gardës që e shoqërojnë, i di Odeta, i di Desada, i di edhe doktori për ata që s’ e besojnë sepse këta të tjerët nuk kanë nevojë t’i dinë.

    Sa për vilën me qera që jeton në Tiranë, sërish edhe atë e dinë të gjithë personat e mësipërm, por në këtë rast e di edhe Agron Papuli oligarku i cili u sulmua ashpër nga Lulzim Basha për gati një vit.

    Më pas ndaj tij u hesht, prej shumë kohësh nuk thuhet asnjë fjalë, a fiton më tendera Agron Papuli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *