• |
ide | kryesore

Miley Cyrus flet për varësinë ndaj alkolit

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus ka treguar së fundmi se gjatë pandemisë së Covid-19 që ka patur probleme me alkoolin.

Në një intervistë, këngëtarja e njohur tregoi se ajo bëhet shumë impulsive kur pi dhe merr vendime për të cilat më pas pendohet. “Unë mund të qëndroja esëll, por nuk e bëra. Unë nuk jam një person që përmbahem dhe mendoj se jo të gjithë duhet të jenë esëll. Bëhem shumë impulsive kur pi. Nuk e kam problemin me pijen, e kam me vendimet që marr kur kaloj nivelin e…epo ju e dini…”.

Ajo më tej foli edhe për “zërat në kokën e saj”: “Jeta ime tani ka ndryshuar kur kuptova se unë nuk jam zëri në kokën time. Të merrja kot ishte një mënyrë e imja për të mos i lejuar këto zëra të merrnin kontrollin e jetës time”. Kur ajo mbushi 27 vjeç, dëshironte të hiqte dorë nga varësia ndaj substancave dhe alkoolit duke kujtuar artistët që kanë vdekur për këtë arsye.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *