• |
ide | kryesore

Ndërron jetë piktorja shqiptare, shkak Covid-19

-Instant, Paparazzi, Slider



Lumturi Blloshmi, piktorja e njohur shqiptare ka ndërruar jetë si pasojë e Covid-19. Blloshmi nuk ka mundur t’i bëjë ballë virusit pas luftës disa javore me të.

Piktorja shumë e famshme, shpesh krahasohej me Frida Kahlo-n për shkak të krijmtarisë së saj. Ajo, ishte ndër artistet e para që lëvroi performancën dhe instalacionin në vendin tonë.

Ndahet nga jeta piktorja e famshme shqiptare

E lindur në Tiranë në 1944-ën, ajo u diplomua për pikturë në vitin 1968, për të hapur në 1988 ekspozitën e parë personale në Berat. Po në atë vit, mori pjesë në Bienalen e Ankarasë.

Ndahet nga jeta piktorja e famshme shqiptare

Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hagë, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *