• |
ide | kryesore

Policia vendos mbi 700 gjoba për personat që nuk mbanin maskë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia ka gjobitur 729 qytetarë të tjerë me nga 3 mijë lekë të reja për mosmbajtje të maskës mbrojtëse.

7 prej qytetarëve të gjobitur janë shoqëruar në komisariat pasi nuk kishin mjet identifikimi ose nuk e tregonin.

Bie në sy se sërish Policia nuk ka gjobitur asnjë për orën policore duke lënë të nënkuptohet se qytetarët e respektojnë rreptësisht 8 orarëshin e ”shtetrrethimit”.

Çfarë thotë policia 

Vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për zbatimin e masave anticovid.

Ndëshkohen me masë administrative 3.000 lekë, 729 qytetarë që nuk kishin vendosur maskat mbrojtëse.

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, Patrullat e Përgjithshme dhe ato të Policisë Rrugore kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 729 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 7 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.

Policia e Shtetit, krahas punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, do të vijojnë punën për monitorimin e zbatimit të masave anticovid në të gjithë vendin. Në këtë kuadër i bëhet thirrje të gjithë qytetarëve që të zbatojnë masat anticovid dhe të mos dalin nga banesat e tyre pas orës 22:00 deri në orën 06:00.



1 Comment

  1. Sërish dhe ky është një sukses tjetër që duhet numëruar. Luli nga ana e tij tha se ishin të pavërteta faktet se ai kishte marrë katër vila, por jetonte në një vilë me qera, gjithësesi ishte vilë.

    Megjithëse Luli nuk ka sqaruar kurrë këtë çështje, as dy vilat e blera në “Vala Mar” në gjirin e Lalzit të cilat i di edhe Xhaferri zoti vjehërr, edhe Erjoni zoti kunat, edhe Aurela zonja bashkëshorte, i di Luli, i dinë shoferët, i dinë punonjësit e gardës që e shoqërojnë, i di Odeta, i di Desada, i di edhe doktori për ata që s’ e besojnë sepse këta të tjerët nuk kanë nevojë t’i dinë.

    Sa për vilën me qera që jeton në Tiranë, sërish edhe atë e dinë të gjithë personat e mësipërm, por në këtë rast e di edhe Agron Papuli oligarku i cili u sulmua ashpër nga Lulzim Basha për gati një vit.

    Më pas ndaj tij u hesht, prej shumë kohësh nuk thuhet asnjë fjalë, a fiton më tendera Agron Papuli?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *