• |
ide | kryesore

Rai Uno kërkon falje për videon seksiste të transmetuar, nisin hetimet

Arkiva, F1, Paparazzi

Rai Uno 2 ka pezulluar një program të njohur “lifestyle” dhe ka urdhëruar një hetim të brendshëm, pasi transmetoi një segment se si “të blesh në mënyrë seksi”.


Segmenti u transmetua në programin “Detto Fatto”, ku balerina dhe instruktorja e “pole dancing” , Emily Angelilo, dha disa këshilla se si të dukesh seksi dhe provokuese në një supermarket, në një mënyrë që të tërheqësh vëmendjen e burrave.


Këshillat përfshinin sugjerime si mbajtja e takave dhe ecja në mënyrë tërheqëse, ndërsa shtyni një karrocë pazari apo ngritja e gjurit teksa merrni produkte nga rafti, si dhe marrja e një produkti nga dyshemeja, në një mënyrë “jo vulgare”.

“Unë do bëja squat me njërin gju më të përkulur se tjetri, duke i mbajtur këmbët të mbyllyra, në mënyrë që të mos i hapja këmbët për ta bërë situatën më vulgare”, thotë Angelilo në program.
Episodi tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve, përfshirë disa politikanë, të cilët thanë se e gjitha ishte ofenduese. Kjo ktheu vëmendjen në kauzën e feminizmit në Itali.

Disa shikues përmendën faktin se programi u transmetua në prag të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Deputetë italianë u shprehën:

“Është e papranueshme që ky televizion, i cili financohet nga taksapaguesit, të transmetojë një spektakël të tillë të një shkalle të dytë, të një shkalle të ulët.”
Themeluesi i Rai Uno, Fabrizio Salini, ndërsa fliste për pezullimin e emisionit tha se një hetim ishte urdhëruar dhe episodi nuk kishte “asnjë lidhje me frymën e shërbimit publik dhe me linjën editoriale të Rai”.

Bianca Guaccero, prezantuese e Detto Fatto, gjithashtu kërkoi falje “në emër të të gjithë ekipit”, duke shtuar:

“Siç kam bërë gjithmonë në jetën time, do të sigurohem që kjo të mos ndodhë më kurrë.”
Emily Angelillo më vonë, kërkoi falje në Facebook, duke thënë se i “vinte keq për të gjitha gratë që ishin fyer” dhe se ajo ishte “përpjekur t’i mësonte grave jo vetëm ‘teknika dhe hapa’, por edhe të ishin njerëz pa paragjykime të asnjë lloji.”

2 Comments

  1. Po ca te keqe ka te mesosh taktika dhe hapa? Per kete eshte baleti, per kete jane shkencat qe studiojne posturen. Rai paguan shume harace ne pikepamje komerciale ngaqe eshte televizion publik, keshtu qe mund t’ja lejoje vetes ndonje kronike te lehte here pas here. Nuk eshte se valet e Rait i kap vetem Vatikani apo akademia e shkencave o puriste hipokrite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu