• |
ide | kryesore

Rama komenton heqjen e titullit “Qytetar Nderi” për Veton Surroin në Kukës: Lajthitje kolektive

Arkiva



Kryeministri Edi Rama ka komentuar në Twitter vendimin e këshillit bashkak të Kukësit, i cili i hoqi titullin ‘Qytetar Nderi’ publicistit të njohur Veton Surroi.

Rama e ka konsideruar vendimin “një lajthitje kolektive”, si dhe premton vendosjen e disa normave në parlament për çështjen e titujve dhe medaljeve.

“Vendimi i Këshillit të Qarkut të Kukësit për heqjen e titullit “Qytetar Nderi” Veton Surroit është një lajthitje kolektive që uroj Prefekti do ta refuzojë! Ndërkohë parlamenti duhet të ndërhyjë për ta normuar njëherë e mirë çështjen e titujve e të medaljeve.

Ky vend s’mund të jetë një planet më vete brenda botës që e ka sistemuar me kohë e me vakt këtë punë, ku s’ka president që jep medalje për heronjtë e luftrave të shkuara se kështu i thotë koka dhe s’ka këshill që ia heq titullin dikujt me kërkesë të disave! Boll me këtë absurd!” shkruan Rama.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *