• |
ide | kryesore

Serbia kërkon të ndalojë hapjen e profileve anonime në internet

-Instant, Lajme, Planet



Ministri i Brendshëm në Serbi, Aleksandar Vullin tha të premten se mbështet masën e heqjes së mundësisë për qasje anonime në internet. Vullin e bëri deklaratën duke komentuar kërcënimet që, sipas tij i janë bërë presidentit serb, Aleksandër Vuçiç në rrjetet sociale.

Gjatë një interviste për televizionin Pink, Vullin tha se duhet të miratohet një ligj i cili do të ndalonte hapjen e profileve në internet, pa i treguar të dhënat e sakta personale.

Vullin nuk ka treguar se në çfarë mënyre do të mund të ndalohej një mundësi e tillë nga ana e shtetit, duke pasur parasysh që rregullat për hapje të profileve përcaktohen nga kompanitë e rrjeteve sociale dhe jo nga shtetet veç e veç.

 “Anonimiteti ka bërë që të shkruhen pisllëqe në internet dhe derisa anonimiteti në internet të shfuqizohet, kjo do të vazhdojë të ndodhë”, shtoi ai.

Ai tha se kërcënimet që mori Vuçiç janë çështje për prokurorët dhe gjyqësorin. Këto kërcënime, sipas tij, “krijojnë një atmosferë që familja e Vuçiçit është aq e urryer sa që ata duhet të vriten”.

Ai deklaroi se të gjithë heshtin për “fashizmin” derisa ai t’i prekë ata, por që në fund “të gjithëve iu vie rradha”./rel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *