• |
ide | kryesore

Trump nuk ‘dorëzohet’: Biden do të drejtojë Shtëpinë e Bardhë nëse provon se votat që ka marrë nuk janë vjedhur

-Instant, Arkiva, Planet, Të fundit



Presidenti në detyrë i SHBA-së, Donald Trump është shprehur se Joe Biden ka për tu futur në Shtëpinë e Bardhë vetëm kur të provoj që votat e tij nuk janë të vjedhura. Në një postim që ka bërë në Twitter, ai është shprehur se 80 mulion votat qesharake që Biden mori janë në zgjedhje janë të manipuluara. Më tej, ai shkroi se në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee është bërë manipulim i votave dhe se Biden ka një problem të madh për të vërtetuar se votat nuk janë të vjedhura.

“Biden mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë si President vetëm nëse mund të provojë se “80,000,000 votat” e tij qesharake nuk ishin marrë në mënyrë mashtruese ose ilegale. Kur të shihni se çfarë ndodhi në Detroit, Atlanta, Filadelfia dhe Milwaukee, mashtrim masiv i votuesve, ai ka një problem të madh të pazgjidhshëm!“, shkroi ai.

Në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, Donald Trump humbi ndaj kundërshtarit të tij Joe Biden. Trump nuk e ka pranuar rezultatin e këtyre zgjedhjeve duke argumentuar se janë të manipuluara.



4 Comments

  1. Qiraja Shtepise se Bardhe baron ne Janar.

    Pas kesaj Trumpin e kap Ligji per “TRESSPASSUNG” dhe vjen Marshalli, dhe ja hedh placket nga ballkoni.

    Copa e Gomarit. Ka kohe te luaje Golf, kur Amerika ka nevoje per Leadership,

  2. Mos fol si debil kot apo ke degjuar lajmet ke CNN. Ajo qe ka ndodhur ne amerike mund te ndodh vetem ne Korene e Veriut apo Venezuele, ku psh ne Pensilvani jane derguar vetem 1.8 milion vota me posta dhe jane kthyer 2.5 milion. Shpresoj qe Trump nese ka prova te forta ti bej ato publike perndryshe bota do marri drejtim tjeter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *