• |
ide | kryesore

VIDEO/ Banda e grabitësve shqiptarë në Spanjë zbulohet nga fqinja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të veshur me të zeza, por fytyrat nuk i kishin të mbuluara. 4 anëtare të një bande shqiptarësh janë filmuar nga kamerat e sigurisë teksa hynë për të vjedhur në një rezidencë në San Andrés de Comesaña të Spanjës, mbrëmjen e së mërkurës. Por, alarmi i dhënë nga fqinjët bëri që plani i tyre të dështonte.

Policia ka arritur të arrestojë vetëm njërin prej hajdutëve ndërsa 3 të tjerët arritën të largohen. Sipas medieve vendase gjatë ndjekjes nga policia, një agjent nxori armën dhe qëlloi 2 herë në ajër, pasi u përball me njërin nga sulmuesit. Hetuesit sekuestruan një automjet me një targa franceze që banda kishte parkuar aty pranë.

“Brenda kishte maska dhe materiale për grabitje” – përshkruajnë mediat. Siç duket edhe në video, një fqinje e shtëpisë ngjitur, që sapo kishte dëgjuar lehjen e qenve të saj, shkon te dritarja për të parë dhe kur vuri re hajdutët, thirri policinë. Kur shkuan forcat e rendit të rinjtë u arratisën duke hedhur një pjesë të plaçkave të grabitura.

U arrestua vetëm një 32-vjeçar me iniciale E.L. Ai ishte ende i veshur me doreza, ndërsa në xhepa kishte sende të vjedhura. Pas mbledhjes së gjurmëve të gishtërinjve dhe të dhëna të tjera, hetuesit po vazhdojnë punën për të zbuluar identitetin e shqiptarëve të tjerë dhe vjedhjet që kanë kryer. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *