• |
ide | kryesore

VIDEO/ Bardhi i përgjigjet Ramës: Si dështoi procesi i rindërtimit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi thotë se procesi i rindërtimit pas tërmetit është një nga dështimet e mëdha të Edi Ramës. Sipas Bardhit që ka publikuar edhe një video me deklaratat e Ramës në 1 vit është “shumë premtime, fare pak punë”.

Bardhi thotë se Rama premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre, por për 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. Numri “2” i demokratëve nënvizon se Rama premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja, por pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.

“Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. Edi Rama ka arritur vetëm një objektiv me rindërtimin. U ka dhënë klientëve të vet shumicën e fondit për rindërtimit. Vetëm Safet Gjicit i ka dhënë 35 milionë euro me një dorë. Koha e Edi Ramës dhe mashtrimeve të tij ka mbaruar! Është koha të kemi një qeveri që punon për qytetarët!” – shkruan Bardhi. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Të gjithë liderët politikë jetojnë në vila të pazakonshme, që nuk do të bëheshin kurrë me pagat e tyre,edhe nëse ato do ishin disa fish më të larta. Berisha në vilën e familjes së tij në lalzë, që është më e madhe se vila e dikurshme e Enver Hoxhës në bllok, me disa hektarë tokë para saj dhe as dy minuta larg nga deti, për më tepër, ndryshe nga ajo e Hoxhës, kjo është private; pak më tej Meta, në vilën e tij ku vetëm tualetet bëjnë sa një apartament i zakonshëm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *