• |
ide | kryesore

Zbulohen emrat e artistëve që do të performojnë krah Dua Lipës në koncertin online

-Instant, Paparazzi, Slider



Ditën e sotme do të mbahet koncerti virtual i Dua Lipës, të cilin kaq shumë e kemi pritur të gjithë! Artista me famë botërore na kishte paralajmëruar për shumë surpriza dhe na lejoni të themi se paska rezervuar goxha të papritura.Dy ditë më parë, Dua njoftoi përmes një njoftimi në Instagram se pjesë e “STUDIO 2045” do të bëhej edhe legjenda e muzikës botërore, Elton John.Autorja e hitit “Don’t start now” ka shprehur gjithnjë vlerësimet për legjendën e muzikës botërore dhe ka performuar edhe herë të tjera krah tij.Ndërkohë javën që lamë pas Dua zbuloi se pjesë e koncertit do jetë edhe Miley Cyrus.Dy artistet sollën të premten bashkëpunimin e tyre me titullin “Prisoner”, që po bën namin.Ishte bërë gjithashtu e ditur se pjesë e koncertit të saj virtual do të ishin edhe FKA Twigs, Bad Bunny dhe J Balvin.Vetëm sot është mësuar se këtyre emrave do t’i bashkohet edhe këngëtarja e producentja e famshme Kylie Minogue. Kjo e fundit do të shfaqet gjithashtu në skenë me Duan, ndaj mezi po presim ta shohim këtë koncert.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *