• |
ide | kryesore

16 të vdekur nga Covid-19, 545 raste të reja në 24 orët e fundit

-Instant, Lajme, Të fundit



Këtë të shtunë, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, jane regjistuar 16 viktima nga Covid-19 si dhe 545 raste të reja në vendin tonë. Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: 6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarē nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.



1 Comment

  1. Edhe njoftimet ditore për pandeminë, kjartazi pasqyrojnë kryeneçsinë e Ramës.
    Kërkon opozita më shumë transparencë për viktimat, urdhëron Rama të bëhet e kundërta.
    Jepeshin për ca kohë të dhëna formalisht se viktimat kishin ndruar jetë në spitalet kovid me sëmundje shoqëruese.
    Tani e kanë fshirë fare këtë njoftim.
    Jepeshin njoftime për moshën e çdo viktime, tani i bien shkurt duke përmendur se viktimat janë nga kjo moshë deri në këtë moshë.
    Kërkon opozita shtimin e testimeve, në kulmin e përhapjes së infeksionit në Europë , vetëm në Shqipëri ulet numuri i testimeve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *