• |
ide | kryesore

A do të ketë një rikthim të grupit “Skillz”, çfarë thotë Skivi

-Instant, Paparazzi, Slider



“Skillz” ka qenë një nga grupet më In në fillim të viteve 2000. Themelues të grupit ishin Ledri Vula dhe Visar Shala, ose i njohur ndryshe si Skivi, por pas disa vitesh grupi u përça. Ledri vazhdoi karrierën solo, ndërkohë që grupi vazhdoi dhe pak kohë pa të.
Përçarja e grupit nuk ishte fare e lehtë dhe sot Skivi ka treguar se e ka përjetuar shumë keq largimin e Ledrit. I ftuar në emsionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, Skivi u shpreh se u ndje keq edhe pasi Ledri u shfaq si këngëtar solo.

“Normal që e kam pritur keq ndarjen. Normal jo shumë keq por as mirë. Mund të them keq. Më ka ardhur keq për njerëzit që emrin “Skillz” e kanë pasur tatuazh. Ata persona janë detyruar të shlyejnë ato tatuazhe, ose t’i modifikojnë”, tha Skivi.

Ai u shpreh se pas largimit të Ledrit raportet mes tyre u ftohën, por ai shtoi se ata janë takuar sërish bashkë e tashmë gjërat janë rregulluar. Madje Skivi nuk përjashtoi faktin që në të ardhemn të realziojë një bashkëpunim me reperin.
“Jeta ështe e gjate dhe ne jemi të rinj ende. Asgjë nuk ka ardhur, çfarë do të vjen!”, deklaroi Skivi.

Disa nga këngët më të njohura të Ledrit dhe Visarit si grupi “Skillz” kanë qenë “Krejt i kom”, “Ah femnat”, “Ndaloje vrapin” etj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *