• |
ide | kryesore

Barcelona, lëvizje për 172 milionë euro: akord me lojtarët për pagat

-Instant, Sport



Futbollistët e Barcelonës kanë arritur një akord me klubin për shkurtimin e pagave, në respektim të parametrave të ‘salary cup’. Klubi blaugrana, pas akordit, do të kursejë 122 milionë të pagave fikse. Parashikohet edhe një shkurtim prej rreth 50 milionë në të ashtuquajturat paga të ndryshueshme për një periudhë tre-vjeçare. Për t’u bërë efektive, marrëveshja e gjetur pas një negocimi të gjatë, duhet të ratifikohet së shpejti nga lojtarët dhe stafi teknik.

Në muajt e kaluar cështja-paga ishte objekt konfrontimi mes tashmë ihs-presidentit Josep Maria Bartomeu e dhomave të zhveshjes. Llogaritë e fundit të Barcas kanë treguar një humbje prej 97 milionë, ndërsa borxhi neto është dyfishuar, duke prekur 488 milionë. “Ky akord do të jetë një moment historik për të ridrejtuar situatën aktuale ekonomike” thuhet në një deklaratë të klubit.

Edhe tekniku Ronald Koeman e ka mirëpritur atë që e ka cilësuar “një zgjedhje dashurie për klubin”. “I kam komunikuar zotit Tusquets – ka thënë hollandezi në vigjilje të sfidës me Osasuna – se, nëse mund të ndihmoja klubin në cfarëdo mënyre, isha i gatshëm ta bëja. Për shkak të shumë rrethanave, klubi duhet të ndihmohet e duhet parë në këtë mënyrë edhe akordi i arritur me lojtarët. Jemi në një moment në të cilin duhet menduar cfarë është më e mira për klubin”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *