• |
ide | kryesore

Boks/ Tyson e Jones, ish-kampionët e botës në ring: doreza më të mëdha e raunde më të shkurtër

-Instant, Sport



Gati për rikthimin e madh të Mike Tyson. Ashtu si përpara cdo ndeshje boksi, Iron Mike e Roy Jones junior, i janë nënshtruar ceremonisë së peshimit: 99,8 kg për Iron Mike, 95,250 për ish- kampionin botëror të peshave të mesme, supermesme, të mesme-rënda e të rënda. Një vigjilje e qetë ajo në Staples Center të Los Angeles për kthimin në ring të dy boksierëve që kanë bërë historinë, edhe pse tani më shumë se 50 vjecare.

Ekzibicioni do të zhvillohet mes të shtunës e të dielës me orën tonë e do të ndahet në 8 raunde nga 2 minuta secila, të dy do të përdorin doreza prej 12 once (më të mëdha se zakonisht) për të patur më të zbutur goditjen e në fund nuk do të shpallet një fitues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *