• |
ide | kryesore

Dhunë në familje dhe vjedhje, dy të arrestuar në Fier

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy shtetas të shpallur në kërkim janë ndaluar nga policia në Fier. Bëhet fjalë së pari për Z. B., 44 vjeç, banues në Peqin, Elbasan. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin e datës 23.11.2019, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”.

Po kështu në pranga ra edhe S. H., 36 vjeç, banues në Kutë, Mallakastër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 25.11.2020, ka vendosur masë sigurie “Arrest me burg” për veprën penale “Dhunë në familje”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *