• |
ide | kryesore

Fansat të bindur, kënga e fundit e Miley Cyrus i dedikohet Liam Hemsworth

-Instant, Paparazzi, Slider



Miley Cyrus ka publikuar albumin e saj më të ri “Plastic Hearts” dhe fansat kanë nisur menjëherë të ç’kodifikojnë mesazhet që fshihen pas teksteve të këngëve. Pjesa më e madhe e tyre duket se i referohen martesës së saj të shkurtër me Liam Hemsworth dhe fansat janë plotësisht të bindur për këtë gjë.
Në këngën e saj “WTF Do i Know”, kënëgatrja shprehet: “E kam unë gabim që lëviza? Dhe që nuk më mungon? Mendova se do të isha me ty deri sa të vdisja, por hoqa dorë”. Më pas ajo reflekto gjatë këngës për fundin e marrëdhënies me Hemsworth duke u shprehur se nuk do t’i kërkojë kurrë falje atij, sepse duhej ta linte të jetonte i vetëm në mjerimin e tij.

Menjëherë pas publikimit të këtij projekti fansat nxituan të shpreheshin se kjo këngë qartësisht i dedikohet Liam-it.
“Oh Zot, WTF Do I Know është për Liam”, shkruan dikush në Twitter. Ndërsa një tjetër i ka bërë tag aktorit dhe i ka sugjeruar që të dëgjojë këngën e ish-partneres.
Çifti i njohur u martuan bashkë në dhjetor të 2018-tës dhe në gusht të 2019-tës u ndanë, pa bërë ende 1 vit nga kurorëzimi i dashurisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *