• |
ide | kryesore

Gjykata e Apelit rrëzon Trump-in në Pensilvani

-Instant, Lajme, Planet



Një Gjykatë federale e Apelit refuzoi kërkesën e fushatës së presidentit Donald Trump, që presidenti i zgjedhur, Joe Biden të mos shpallej fitues në shtetin e Pensilvanisë. Ky vendim i kësaj gjykate është goditja e radhës që i bëhet përpjekjeve të Trumpit, për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit. Fushata e Trumpit kishte bërë këtë kërkesë në gjykatë më herët gjatë këtij muaji, duke thënë se zyrtarët zgjedhorë në Pensilvani kishin trajtuar votimet me postë në mënyrë jo të duhur, andaj u kërkua nga gjykata që të ndërpriste certifikimin e rezultateve.

Gjyqtari tha se këto pretendime kërkonin edhe dëshmi. Dhe të tilla nuk ka. Lidhur me këtë rast, ekipi i Trumpit mund ta apelojë vendimin duke e dërguar në Gjykatën Supreme. Më herët gjatë kësaj jave, Pensilvania e certifikoi Bidenin si fitues,.

Trump tha më 26 nëntor se do të largohet nga Shtëpia e Bardhë nëse Kolegji Elektoral voton për Bidenin. Më 23 nëntor, ka nisur edhe zyrtarisht procesi i trazicionit të Bidenit për në Shtëpinë e Bardhë. Që të gjitha 50 shtetet e SHBA-së duhet të certifikojnë rezultatet përpara se Kolegji Zgjedhor të takohet më 14 dhjetor dhe të gjitha proceset gjyqësore që kanë të bëjnë me votimet, duhet të përmbyllen deri më 8 dhjetor.

 



1 Comment

  1. Ik tani ne fillim te deshta por je antishqiptare fuck you
    Jo se du mo shume kete plakushin tjjeter por te pakten eshte deklaru pro nesh te shohim si do shkoje meseleja te shoresojme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *