• |
ide | kryesore

Java që mund të ndryshojë gjithçka: Kukësi në fushën ku Vllaznia njeh vetëm fitore

-Instant, F1, Sport

Mund të ndryshojnë shumë gjëra në javën e 5 të Superiores, jo vetëm në renditje, por edhe në gjendjen e skuadrave, një pjesë e të cilave kanë nevojë pikërisht për një motivim më shumë për tu kthyer në pretendimet e tyre. Ky është objektivi i Kukësit kur të jetë visitor në Loro Borici, përballë kryesuesve të Vllaznisë. Shkodranët në shtëpi njohin vetëm fitore e vijnë nga një pikë e marrë me 10 lojtarë kundër Teutës në transfertë, gjë që ka forcuar bindjen e Brdaric dhe vetë lojtarëve se mund të jetë viti i duhur. Kukësi ka marrë fitoren e parë në kampionat vetëm në javën e katërt, por tani shpresojnë të mos ndalen dhe një fitore me vendin e parë do ti jepte tjetër ngjyrë kampionatit të Bluve, sepse në të kundërt do ta shihnin veten 9 pikë larg pas vetëm pesë javësh.


Në këtë ndeshje direkt i interesuar është Partizani: një fitore me Skënderbeun mund ta afronte shumë me kreun skuadrën kryeqytetase. Një ndeshje e ndjerë për Ilir Dajën, që do të ketë përballë të shkuarën, që i ka dhuruar jo pak kënaqësi në karrierë. Por pas tre ndeshjesh pozitive radhazi, tekniku nuk kërkon të ndalet dhe kundër bardhekuqve do të kërkojë vetëm fitoren. Kohë për konfirmimesh edhe në kampin e Tiranës. Kur bardheblutë të zbresin në fushë kundër Kastriotit për Nevil Deden është koha të kërkojë fitoren e parë në krye të kampionëve në fuqi. Gjërat për bardheblutë nuk kanë shkuar mirë, por rikthimi i Torassa e ndoshta Tosevskit mund ti japë më shumë ritëm kryeqytetasve, që duhet të përballen me një skuadër që vërtetë ka ardhur nga Kategoria e Parë, por është e pamundur në 4 javë dhe pozicionohet në vendin e dytë dy pikë larg kreut.


Frymëmarrje për Lacin, në kërkim të fitores së parë në kampionat. Ndryshimi në pankinë dhe një ndeshje e lehtë në letër, kundër Apolonisë së vendit të fundit, mund të jetë shkundja e duhur për kurbinasit. E paparashikueshme sfida në Adush Muca mes Bylis e Teutës me ballshiotët që, pas performancës në kryeqytet, kërkojnë të shijojë fitoren e parë duke i shkaktuar në të njëjtën kohë edhe humbjen e parë durrsakëve, që nuk duan të ngadalësojnë edhe më shumë në rrugën drejt kreut.

JAVA E 5-të

29/11/20
Bylis 13 : 45 Teuta
Laçi 13 : 45 Apolonia
Kastrioti 13 : 45 Tirana
Vllaznia 16 : 45 Kukësi
Partizani 16 : 45 Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu