• |
ide | kryesore

Mali i Zi shpall non grata ambasadorin e Serbisë

-Instant, Lajme, Të fundit



Qeveria e Malit të Zi e ka deklaruar ambasadorin e Serbisë person non grata. Ministria e Jashtme foli për “ndërhyrjen e gjatë dhe të vazhdueshme në punët e brendshme të Malit të Zi” si arsyen e këtij vendimi, ndërsa i kërkoi ambasadorit serb Vladimir Bozovic të largohej nga vendi. Një deklaratë  e Ministrisë së Jashtme pohoi se Ambasadori Bozovic nuk tregoi respekt për Malin e Zi, duke e përshkruar një vendim të vitit 1918 për t’u bashkuar me Serbinë,  si një akt “çlirimi” dhe “vullneti të lirë” të popullit  malazez. Parlamenti i Malit të Zi e shpalli të pavlefshëm vendimin 100-vjeçar në vitin 2018, duke pohuar se ky vendim kishte prekur sovranitetin e tij.

Mali i Zi mbetet thellësisht i ndarë midis atyre që kërkojnë lidhje më të ngushta me aleatët tradicionalë sllavë, Serbinë dhe Rusinë dhe ata që e shohin Malin e Zi si një shtet të pavarur, aleat me Perëndimin.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *