• |
ide | kryesore

Maradona, lamtumira e gjatë me misterin e balsamimit: sipas mediave prehet në Bella Vista

-Instant, Sport



Ndarja nga jeta e Diego Armando Maradona ka tronditur botën e futbollit e jo vetëm. Dita e gjatë e homazheve është mbyllur me varrimin e Diez, ndërsa nderimet i janë kryer në Casa Rosada, pallatin presidencial argjentinas, në Buenos Aires ku populli albiceleste i dha përshëndetjen e fundit heroit të saj. Trupi i legjendës u spostua më pas, për shkak të trazirave të shkaktuar në tentativë për zgjatjen e orarit të homazheve, në Jardin Bella Vista ku është kryer edhe cerimonia private ku morën pjesë vetëm familjarët e miqtë e ngushtë.

Ndërkohë, ndërsa rezultatet paraprake të autopsisë flasin për një “insuficiencë kardiake akute” si shkak i vdekjes, gjatë ditës ishte folur për një letër të shkruar me vullnetin e tij në të cilën Maradona kërkonte të balsamohej. Lajmi, i zbuluar nga disa media argjentinase, nuk është konfirmuar, por është mohuar nga faktet. Maradona, sipas mediave kryesore ndërkombëtare, është varrosur pranë prindërve të tij.

Cerimonia funebre, private me dëshirën e familjarëve të tij, ka përfunduar pas minuta pas mesnatës me orën tonë. Diego Armando Maradona prehet tani në varrezën Bella Vista, gjithnjë nëse nuk ndodhin surpriza. Mbetet misteri i hipotezës për balsamimin.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *