• |
ide | kryesore

Shihni makinën ku u vra 46-vjeçari në Shkodër (VIDEO)

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në njësinë Dajç të Shkodrës. Mësohet se i pajetë ka mbetur një 46-vjeçar me iniciale Ridvan Ramazani. Ende nuk dihet asgjë rreth shkaqeve dhe dinamikës së krimit, teksa në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion Paraprak

Më datë 28.11.2020, rreth orës 11:20, në fshatin Mushan, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti është gjetur, dyshohet i vrarë me armë zjarri në mjetin e tij tip “BMW” shtetasi R. H. 46 vjeç banues në fshatin Darragjat, Shkodër,

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur forcat e FNSh Shkodër dhe forcat Speciale Renea. Janë ngritur pika kontrolli në akset rrugore në bashkëpunim me DVP Lezhë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *