• |
ide | kryesore

Shqiptarët rrisin kursimet/ Depozitat bankare shkuan në 8.7 miliardë euro gjatë pandemisë

-Instant, Lajme, Të fundit

Pasiguritë e shtuara për shkak të pandemisë Covid-19 kanë bërë që shqiptarët të shtojnë kursimet. Ky konstatim vjen pas publikimit të të dhënave nga Banka e Shqipërisë pasi depozitat kanë shënuar rritje edhe gjatë muajit tetor. Të dhënat tregojnë se totali  i depozitave arriti në 1.08 trilionë lekë apo 8.7 miliardë euro deri në fund të muajit të kaluar, nga 8.1 miliardë euro që ishte për të njëjtën periudhë një vit më parë.


Kjo rritje e ndjeshme e depozitave vjen në një moment kur vendi prej gati 10 muajsh po përballet me një krizë ekonomike për shkak të koronavirusit. Në kushte të tilla, pikëpyetjet mbi vazhdimësinë e pandemisë kanë bërë që qytetarët dhe bizneset të kursejnë gjatë kësaj periudhe. Kursimet në lekë janë zgjeruar ndjeshëm duke arritur në 497.5 miliardë lekë si rrjedhojë e depozitave pa afat kryesisht te individët, çka sinjalizon se qytetarët po priren të shpenzojnë gjithnjë e më pak e po zgjedhin “të kyçin” paratë e tyre në banka.


5 Comments

  1. Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamje mjaft skandaloze. Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berishë si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare dhe për tu tallur me popullin.

    Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikonin pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë.

    1. Pu,pu, pu !
      Çfarë krimi të tmershëm bëri qeveria Berisha në festimin e 100 vjetorit të pamvarësisë !
      “Saliu me Lulin” paskan përveshur mëngët e paskan gatuar një tortë gjigande e paskan therrur deshër !
      Me mijra shqiptarë u toksikuan nga ajo tortë e nga mishi i dashit.
      Në mos gaboj, “serbi Sali” atëkohë bëri edhe një tjetër krim të madh.
      Ju kujtoi serbëve e grekëve se historikisht shqiptarët banonin dikur që nga Nishi në Prevezë e që nga Tivari në Manastir e Janinë.
      Zot shyqyr një vit më vonë në 2013, shqiptarëve ju rierdhi në pushtet një Skënderbe tjetër, mik i Vuçiçit, si Enveri dikur mik i Titos, e në vend të tortave e mishit të dashit, ju serviri të hanë jo bar për partinë, po kanabis që gjelbëroi gjithë Shqipërinë

  2. Duke lexuar këtë lajm, mund të krijohet iluzioni se shqiptarët janë shumë të pasur pasi janë kursimtarë.
    Nëpër bankat legale paskan grumbulluar si kursime jo pak po 8.7 miliardë euro.
    Nëse në bankat legale në Shqipëri qenkan depozituar “kursime” prej gati 9 miliardë eurosh, mendoni se sa do të jetë shifra e “kursimeve” në bankat e fshehta ofshore, kur vetëm Edi Ramës para 15 vitesh i janë publikuar nga OSBE rreth 200 milionë euro të fshehura.
    Ndërkaq Banka botërore ka dhënë lajmin se mbi 60% e shqiptarëve jetojnë me jo më shumë se një dollar në ditë.
    Akoma nuk ka të dhëna të sakta se sa mijra familje edhe të mesme u shkatëruan ekonomikisht nga tërmeti e veçanërisht nga pandemia.
    Thua të jenë të gjitha këto 9 miliardë euro para të kursyera, apo në Shqipëri është përsosur mekanizmi i pastrimit të parave të pista ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu