• |
ide | kryesore

Skandali/ Selfie me trupin e Maradonës, kërcënohen me vdekje përgjegjësit

-Instant, F1, Sport



Pas indinjatës, tërbimi e kërcënimet. Me kalimin e orëve përkeqësohen pasojat e fotove të bëra me trupin e Diego Armando Maradonës. Sapo janë ecidentuar, tre përgjegjësit e selfies makabre janë fillimisht pushuar nga puna nga agjensia funerale për të cilën punonin e pastaj janë bërë shënjestër e disa tifozëve të vendosur të hakmerren për fyerjen që i bënë Diez. Sipas asaj që ka denoncuar një prej tyre në Radio 10, Claudio P., disa ultràs të Boca Juniors e kanë kërcënuar me vdekje.

Një situatë e rrezikshme për përgjegjësit e gjestit makabër, që janë munduar të mbrohen duke shpjeguar versionin e tyre të fakteve. “Bëhet fjalë vetëm për një ngatërresë të madhe – ka deklaruar Claudio P. -. Atë foto nuk e shkrepa unë, ishte një tradhëti, në kuptimin që më kapi në kohën që po sistemoja trupin”. “Asnjë ekzibicion, punoj prej vitesh në këtë sector e jam një prej atyre që I kanë përcmuar gjithnjë këto gjeste – shtoi ai -. Kam punuar në funeralin e babit të Maradonës, në 2015, e nuk kam menduar të bëj dicka të tillë as në atë kohë”. “Jam pushuar nga puna për dicka që nuk e kam bërë, por i kërkoj gjithësesi falje kujt është ndjerë i ofenduar”, përfundoi ai.

Deklarata që mund të ulin disi klimën e tensionit për cështjen e, në anën tjetër, për të provuar edhe të evitojë denoncimin e familjarëve të Maradonas, që për momentin duken të gatshëm ti shkojnë deri në fund. Duke parë situatën e rëndë, policia është informuar mbi zhvillimet e fundit e gjyklata ka vendosur të veprojë zyrtarisht kundër tre ish-punonjësve të agjensisë Pinier për të shmangur përshkallëzime të dhunshme. Pëvec kërcënimeve, Claudio P., ka rrëfyer se ka vënë re individë të dyshimte para derës së banesës së tij. Sinjal që ka alarmuar autoritetet, që si hap të parë kanë kontrolluar selinë e agjensisë funerale duke gjetur “material të tjera fotografike me shije të keqe lidhur me trupin e Maradonës”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *