• |
ide | kryesore

Tabaku: Rama nuk ka mbajtur asnjë premtim, janë rindërtuar vetëm 2.6% e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

-Instant, Lajme, Të fundit



Pas bilancit të ministrit Arben Ahmetaj në lidhje me rindërtimin e dëmeve nga tërmeti i një viti më parë, vjen edhe reagimi i Partisë Demokratike.

Ish-deputetja e PD-së Jorida Tabakuka shkruar në “Facebook” se qeveria ka dështuar dhe nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndërsa shtoi se koha e kryeministrit Rama ka përfunduar.

“Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive.
Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale.
Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara.
Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.
Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.
Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!”, shkruan Tabaku.



3 Comments

  1. …..”balon taaaauuuukeeeee , balon taaaaabaaakeeee , …..”merre LAPSIN dhe futja Bushatit ne ……???????

  2. Denion Fiku, rezulton se ai është një militant i Partisë Demokratike.

    Madje ai ka marrë pjesë edhe tek protesta në kohën kur PD ishte në “Çadrën e lirisë” përballë kryeministrisë.

    Fiku ka realizuar foto edhe me kreun e PD, Lulzim Basha, teksa e mbështeste këtë të fundit për rrëzimin e qeverisë Rama,doli tabak honia te lexoj ate qe lexoje gei Gaz por me zerin e gruas

  3. Megjithe respektin per zonjen Tabaku por PD po gabon rende qe po ben politike me termetin por dhe me pandemine. L’aquila ne Itali nje qytet historik dhe akoma mbas 10 vjeteve nuk e ka mbaruar rindertimin. Kjo qe po ben PD eshte thjesht nje bumerang. Me kete politike mos te habiten qe po ja japin perseri pushtetin ketij te gjatit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *