• |
ide | kryesore

Video/ Juventus nuk di të fitojë pa Ronaldon: e ndalon edhe Benevento

-Instant, Sport, Video



Në ndeshjen e dytë të javës së 9 të Serie A, Juventus pa Ronaldon nuk shkon përtej 1-1 kundër Beneventos e kalohet në renditje nga Inter. Në Vigorito i zakonshmi Morata (më pas i ndëshkuar me karton të kuq në fund) zhbllokoi ndeshjen me një diagonale të bukur 21′), Dybala humbi rastin për të dyfishuar (26′) e në shtesën e pjesës së parë Letizia gjeti këndin e pambuluar bardhezi (48′).

Jetime nga Cristiano Ronaldo, Juve humbet imazhin në Vigorito, duke bërë një hap pas në performancë e duke u kthyer e infektuar nga barazimet: për të gjetur kaq barazime duhet kthyer në sezonin 2001-2002. Skuadra e Pirlos luajti një pjesë të parë të mirë, zhbllokoi rezultatin me Moratan (diagonale precize me të majtën), shpenzoi disa raste shënimi me Ramsey e Dybala e u ndëshkua në shtesë nga një Benevento të organizuar që nuk hoqi dorë kurrë. Goli i Letizias, që la të palëvizur Szczesny e bashkë me portierin edhe të gjithë Juven, konfirmoi varësinë e bardhezinjve nga Ronaldo: pa të një skuadër e ngadaltë e pa ide.

Pirlo nuk mori asgjë nga zëvendësimet, duke parë se Kulusevski, Bernardeschi e Bentancur nuk arritën të japin shkëndijën, pavarësisht një Benevento me probleme prapa, duke parë mungesën e Caldirolas e zëvendësuesit të tij Maggio. Morata gaboi me kokë në të 51′ me portën bosh, pastaj sulmet bardhezinj janë krejt të crregullt e pa shumë bindje. I vetmi aksion në kombinimin Bernardeschi-Dybala, gjen portierin Montipò spektakolar ti mohojë golin Joyas. Me kalimin e minutave rritet nervozizmi e ai që e pësoi ishte Morata: në fërshëllimën e trefishtë të Pasqua, spanjolli protestoi për një penallti të padhënë pak minuta më parë e pa ti tregohet kartoni i kuq. Nuk do të ketë derbi për lojtarin më në formë të bardhezinjve. Pirlo sheh ta parakalojë Interi i Contes, ndërsa të dielën rrezikon të shkojë -6 nga Milani kryesues.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *