• |
ide | kryesore

VIDEO/ Urimi i veçantë për 28 Nëntorin, ndërtesa më e lartë në botë vishet kuqezi

-Instant, Lajme, Të fundit

Një urim i veçantë i ka ardhur Shqipërisë dhe shqiptarëve në këtë 108-vjetor të Pavarësisë. Kulla më e lartë në Dubai, Burj Khalifa është veshur kuq e zi për nder të Ditës së Flamurit. Vetë faqja e saj zyrtare ka ndarë një video nga momenti, kur Burj Khalifa vishet me ngjyrat e flamurit shqiptar, ndërsa në sfond është himni jonë kombëtar.


Kulla ka ndriçuar kuq e zi gjatë pasdites së sotme dhe ka qëndruar ashtu për të paktën dy minuta. Burj Khalifa është struktura më e lartë në botë. Ajo filloi të ndërtohej në vitin 2004. Lartësia e Burj Khalifa është 828m që përbënë një sfidë në vete për inxhinierinë.


9 Comments

  1. Dhe kjo eshte nje arritje e -”madhe ”e qeverise dhe e partise -soci-haleiste qe dhe ne Dubai -po ngrihet flamuri yne.

  2. Tashmë kanë kaluar 8 vite por të gjithë e mbajnë mend skandalin që ndodhi për 100- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Një nga festimet më të shëmtuara u organizua nga qeveria Berisha me një tortë gjigante, më e madhja e prodhuar ndonjëherë në vend, me një sipërfaqe prej 550 metra katrore dhe me peshë 18 mijë kilogramë. Në ceremoninë e prerjes së tortës, asokohe Kryeministri Berisha bëri vetëm një urim të thjeshtë për shqiptarët dhe më pas i la vendin katrahurës duke ofruar pamje mjaft skandaloze. Torta dhe therja e deshëve nga Sali Berishë si kryeministër dhe Lulzim Basha si kryebashkiak, ishin mënyra më e ulët për të çnderuar festën më të rëndësishme kombëtare dhe për tu tallur me popullin.

    Skenat e turpshme, u transmetuan nga 1200 agjenci lajmesh e rrjetesh sociale në mbarë botën, ndërkohë që krerët e shtetit shqiptar, të mbledhur në darkën zyrtare, shikonin pamjet dhe zbardhnin dhëmbët, duke e konsideruar gallatë.

  3. Te pakten na japin keta mysulmanet here pas here noj pras….. ne dore dhe ne kenaqemi ( na njohin mire dhe e dine qe fryhemi si ai miku) dhe harrojme vuajtet e vjedhjen e bandes se kelysheve te kurves. Rezik qe i paguan doçi..Noj dite do ndezi edhe kullen Ejfel…. sepse ka vjedhur aq shume sa qe nuk ka lu ti çojne parete, vetem shqiptareve te mos ja japi..
    Qeni izgjebosur.

  4. eh shqipot, sa pune duhet me ket popull.nuk e thojne llafn e mire nbote. do e lidhin cdo gje me mutin qkane ne koke . droga, mafia, edrama, arapet, nuk shohin gjithe ate kuq ezi aty qe e kujton boten qe ekziston dhe nji komb i vogel ne bot por ca ka aty mbrapa

    nejse gezuar festat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu