• |
ide | kryesore

Virologu gjerman: Virusi në qarkullim është mutacion i ardhur nga Italia

-Instant, Lajme, Planet



Koronavirusi që po qarkullon tashmë në botë nuk është ai i qytetit kinez Wuhan, por një mutacion i ardhur nga Italia e veriut. Kjo ka qenë deklarata e një prej virologëve kryesorë të Gjermanisë, Alexander Kekule.

Gjatë një interviste për televizionet gjermane, virologut tha se ky variant i virusit është një mutacion gjentik i quajtur tipi “G” dhe është më infektues se sa varianti që u zbulua në Kinë. Po ashtu, Kekule thotë se më shumë se 99% e rasteve të Covid janë të lidhura gjenetikisht me variantin italiane madje edhe rastet aktuale në Kinë janë riimportuar nga Europa dhe pjesa tjetër e botës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *