• |
ide | kryesore

45 ton kokainë nga Brazili në Europë/ Europol shpartallon grupin kriminal ndërkombëtar

Arkiva, Planet



Një operacion i zhvilluar në disa shtete i kryesuar nga Europol ka çuar në goditjen e një prej grupeve më të mëdha në trafikun e kokainës nga Brazili në Europë. Sipas Europol ky grup i rrezikshëm kriminal që kryesisht kishte veprimtari të shtrirë në Portugali, Holandë, Spanjë, Belgjikë,Brazil dhe Dubai arrinte të fuste në Europë 45 ton kokainë përgjatë 1 viti dhe fitimet në 6 muaj i kishte në mbi 100 milionë euro.

12 milionë euro, 45 të arrestuar, 180 kontrolle dhe me qindra sekuestro të jahteve, makinave luksoze e bizneseve është bilanci i këtij operacioni.

Paratë cash janë kapur në Portugali ndërsa pjesë e hetimeve ka qenë edhe Holanda, Spanja, Dubai e Belgjika.



1 Comment

  1. Me siguri,qe kryesori ne kete aksion,ka qene policia e Sander Lleshit,por meqenese ai eshte shume modest,dhe nuk don te permend sukseset,po hesht ,per momentin,por do flase,me te marre SMS e idhudut te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *